Rrahman Rraja lë politikën dhe mandatin e deputetit
Teatri shtetëror i pas dhunës në Fushë – Krujë provon ekzistencën performative të institucioneve si Policia e Shtetit. Kështu pasi vetë përfaqësues të tij që njihet si fisi Rraja publikuan videon për të shantazhuar me gjasë mbarë fshatin ku ndodhet gurorja, kanë nisur reagimet. Policia me shpallje në kërkim, ministri Çuçi në takim me drejtorin e Pëegjithshëm të Policisë së Shtetit, a thua sot u zbulua se çfarë bëhet.
Mbi këtë situatë që është dëm kolateral imazhi për qeverinë, z. Rraja, deputeti, ka dhënë dorëheqjen si deputet dhe nga jeta politike. Me një mesazh publik ai ka njoftuar se ndihet I turpëruar :
Nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite. Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike. Ju kërkoj ndjesë atyre që më kanë dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time. I bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtësisë. Zoti më dhëntë forcë që ta përballoj këtë dhimbje të madhe dhe jetë që ta shlyej këtë turp që më la mbi shpatulla si gur im bir. Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova
citohet Rraja.
Comments
Po performojne tani. As te
Po performojne tani. As te dyshuar s'u thone me. Dhe u bejne thirrje te dorezohen se ndryshe e dine vete. Parodi.
Policia e Shtetit i bën thirrje shtetasve Xhelal Rraja dhe Rexhep Rraja, si organizatorë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale për tu dorëzuar sa më parë në Policinë e Shtetit së bashku me personat e tjerë të shpallur në kërkim pasi çdo orë që kalon rëndon akoma më shumë pozitën e tyre penale.
Mandat
Gjuha inteligjente shqipe i kishte dhene nje kuptim te caktuar fjales "mandate" (lajm i keq). Socializmi e perdori pak a shume ne te njejten menyre (mandat-pagese). Tani jemi ne pre-kapitalizem dhe jam i lumtur te shoh qe nje deputet perfundimisht "dorezon" mandatin ose qe presidenti "mandaton" nje minister. Mandate meritojne.
Add new comment