BE/Kontratë paraprake furnizimi me vaksinë për përballjen e pandemisë së radhës
Komisioni Europian ka nënshkruar BE, kontrat furnizimi me vaksina me katër kompani prodhuese. Pfizer, spanjollet HIPRA dhe CZ si dhe kompania hollandeze Bilthoven Biologicals janë subjektet që marrin përsipër të furnizojnë me 325 milionë doza në vit BE-në në rastin e një pandemie të re. kostoja e kontratës shkon 160 milionë euro në vit dhe ajo përfshin vaksina të tipit mRNA, të hedhura në qarkullim si fillim me CoVid-19 si dhe vaksinat tradicionale me vektor viral dhe me bazë proteina.
BE-ja ka marrëveshje të tilla edhe për vaksinat e gripit të shpendëve që konsiderohet si pandemia më e mundshme së afërmi.
Add new comment