Paqen e tenton edhe i Dërguari i Papës
Ka nisur sot misionin e vet ndërmjetësues për paqe, kardinal Matteo Zupi, i dërguar i Papa Françeskut, i cili që nga dita e djeshme ndodhet në Moskë. Ai do të qëndrojnë në kryeqytetin rus deri në datën 29 qershor dhe ka si synim kryesor “kontributin humanitar për kërkimin e një rrugëdaljeje nga situata e tanishme tragjike dhe arritjen e paqes”.
Ai do të marrë pjesë në meshën katolike të Katedrales së Moskës dhe nuk përjashtohet një takim me Patriarkun Kirill. Deri në momentin e tanishëm nuk është njoftuar një takim me Presidentin Vladimir Putin, por vizita pason një nismë të Papatit për të negociuar një paqe të mundshme në Ukrainë. Në datat 15-18 qershor u zhvilluan disa takime, përfshirë me Papa Franceskun, nga Mitropoliti i Volokolamskut, Antoni, njëherazi Kryetar Departamentit për Marrëdhëniet Kishtare me Jashtë të Patriarkanës së Moskës.
Add new comment