Slideri Kryesor

Egjipti refuzon kërkesën e SHBA-ve për të strehuar palestinezët

Postuar në 30 Tetor, 2023 11:20

Egjipti nuk ka rënë dakord të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza, pavarësisht përpjekjeve intensive të Perëndimit. Lajmi u konfirmua nga një postim i presidentit Biden në X, ku ai shprehet se pas bisedës me homologun egjiptian, Abdel-Fattah El-Sisi, është rënë dakord për “të punuar së bashku dhe për të diskutuar mbi rëndësinë e mbrojtjes së jetëve të civilëve, respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe garancitë se palestinezët e Gazës të mos zhvendosen në Egjipt apo ndonjë vend tjetër”.

Në krizë edhe industria e energjisë së gjelbër. Siemens lyp para nga qeveria gjermane

Postuar në 30 Tetor, 2023 10:52

Aksionet e "Siemens Energy" kanë rënë në mënyrë drastike pasi u mor vesh se kompania gjermane, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë për turbinat e energjisë nga era, ishte në bisedime me qeverinë për të shmangur falimentin.

Siemens Gamesa ka kërkuar një garanci prej 15 miliardë euro nga qeveria gjermane, pasi defektet në modelet e reja të turbinave çuan kompaninë në humbje.   

Degradimi i shkollave tona

Postuar në 30 Tetor, 2023 09:03

 

Sipas  filozofit të shquar gjerman Ernest Bloch, ka dy lloje shkollash: “shkolla e rreptë e mënyrës së vjetër; shkolla e kafshëve me samar, nga ku rrjedh njeriu i stërmunduar dhe shkolla e edukimit  lasist që të bën sipërfaqësor dhe injorant; nga ky tip shkolle rrjedh njeriu playboy”. Me sa duket ne shqiptarët shquhemi për kalimin nga një ekstrem në tjetrin në të gjitha fushat.

Në kërkim të hebrenjve/Sulmohet aeroporti i Makhachkal në Dagestan

Postuar në 29 Tetor, 2023 20:14

Një grup personash kanë sulmuar mbrëmjen e sotme aeroportin Makhachkal në Dagestan, Rusi për të kërkuar pasagjerë hebrenj pasi zbuluan se një aeroplan nga Tel Avivi ishte gati të ulej. Personat e dyshuar hynë në aeroport pasi mësuan se një avion i nisur nga Izraeli ishte ulur në pistë. Forcat ruse të sigurisë po punojnë për të qetësuar demonstruesit pro-palestinezë në aeroport. Ndërkohë piloti i avionit iu kërkoi pasagjerëve që të mos hapen dyert në këto rrethana. Aeroporti i Makhachkala është mbyllur për shkak të hyrjes së paautorizuar në aeroport, tha në një deklaratë Agjencia Federale e

T'i hiqen Kosovës masat ndëshkuese

Postuar në 29 Tetor, 2023 15:38

Lavrov: Kriza në Gaza mund të vazhdojë me dekada, nëse jo shekuj

Postuar në 28 Tetor, 2023 17:56

Shkatërrimi i Rripit të Gazës ose dëbimi i 2 milionë banorëve nga enklava palestineze rrezikon të shkaktojë një krizë që mund të zgjasë dekada, nëse jo shekuj, thotë ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Në një intervistë për agjencinë Belta, të cilës i referohet TASS, Lavrov bën thirrje për përpjekje humanitare për të ndihmuar popullsinë e Gazës.

Rutte shpreh interes për detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

Postuar në 28 Tetor, 2023 16:57

Kryeministri hollandez, Mark Rutte, ka lënë të kuptohet se ai ka një interes për të marrë postin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Posti është shumë interesant,- citohet të jetë shprehur Rutte në Radion Hollandeze.

Nga njëra anë hetimet, nga ana tjetër raketat

Postuar në 28 Tetor, 2023 15:16

Vende të ndryshme, dramë e njëjtë. Dhe mbi dramën e luftës qëndron tragjedia e cinizmit. Forcat ajrore të SHBA-ve kanë goditur këto ditë dy lokacion në Sirinë Lindore që sipas shërbimeve amerikane kanë lidhje me Kardën Revolucionare.

Irani paralajmëron SHBA: Do hapen fronte të reja lufte në Lindjen e Mesme  

Postuar në 28 Tetor, 2023 14:50

SHBA mund të përballet me pasoja të tmerrshme në Lindjen e Mesme nëse vazhdon të mbështesë Izraelin, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm Iranian, Hossein Amir-Abdollahian.

Komentet e tij vijnë pas sulmeve amerikane në objektet ushtarake në rajon, që dyshohet se përdoren nga forcat e Teheranit.

Më mirë Vuçiç sesa opozita e Kosovës dhe qeveria e Shqipërisë për të kuptuar dialogun Serbi-Kosovë

Postuar në 28 Tetor, 2023 12:31

Të gjithë bëjnë politikë dhe në fakt koha ikën. Një opozitar kosovar si Lumir Abdixhiku e ka interpretuar vendimin e Kurtit për të pranuar draftin e ri europian për Asocacionin se ky përbën zhbërjen e kauzës jetësore të Albin Kurtit. Të cilin e ka quajtur njeri të konfliktit, populist etj..

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor