Slideri Kryesor
Kina e sheh Europën si pol të rëndësishëm në botë. Shpresoj se Gjermania do ndihmojë për shmangien e luftës tregtare
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka kërkuar ndihmën e Gjermanisë në funksion të ndaljes së luftës tregtare që Europa po i bën vendit të tij. Jinping ka zhvilluar një bisedë virtuale me kancelarin Olaf Scholz të cilit i kërkoi që Gjermania të qëndrojnë e hapur për investimet kineze.
Shpresoj që Gjermania do të nxisë BE-në t’u përmbahet parimeve të tregu dhe ndershmërisë dhe të punojë me Kinën për të ruajtur konkurencën e ndershme dhe tregtinë e ndershme, si dhe zinxhirin industrial
Çmimet e ushqimeve do të vijojnë të rriten
Drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” në të cilën ka folur edhe për GREXIT.
Lulëkuqet mbi mure
Në selinë e Parlamentit shqiptar është zhvilluar sot një episod cilësisht i ri në gjoja përplasjen mes dy kaheve të politikës. Disa deputetë të PD, Fraksioni i Rithemelimit, të cilët janë përjashtuar për disa ditë nga punimet e Kuvendit, nuk janë lejuar të hyjnë brenda. Zgjidhja ka qenë atletike: ngjitje nga kangjellat dhe hyrje nga dritarja.
Njëri mbyll derën, tjetri hyn nga dritarja. Çfarë ligji të bësh që të trajtojë këtë situatë për të cilën padyshim ka përgjegjësi edhe shumica.
Luftë online Kinë-Perëndim: Aristoteli nuk ka ekzistuar
Aristoteli bëhet viktima e fundit në luftën e narrativave të Kinës me Perëndimin. Studiuesi Jin Canrong vë në dyshim ekzistencën e filozofit grek, me pretendimin se trashëgimia e greqishtes së lashtë nuk mbështetet nga të dhënat e shkruara.
Jin nuk është historian. Ai është ekspert i njohur i marrëdhënieve Kinë-SHBA në Universitetin Renmin në Pekin dhe këshilltar i qeverisë kineze.
Ministri izraelit: Bomba atomike, një mundësi për Gazën
Përdorimi i bombës bërthamore në Gaza është një mundësi reale për një ministër në qeverinë e Izraelit. Amichai Eliyahu, ministri i Trashëgimisë, la të kuptohet se kjo mund të ishte një zgjidhje për konfliktin ndërsa fliste në një intervistë me radion Kol Berama, të cilës i referohet Times of Israel.
I pyetur nëse Izraeli mund të hedhë një bombë atomike në enklavën palestineze, ai u përgjigj se "kjo është një nga mundësitë".
Mes kanibalizmit dhe mbijetesës
Historia e pasagjerëve të Air Force Uruguai është një nga historitë më frymëzuese të mbijetesës. Por njëkohësisht edhe një provë e qartë e asaj se si, në situata të jashtëzakonshme, njerëzit detyrohen të marrin vendime që nuk i kanë imagjinuar kurrë, duke shkelur mbi ato që i kanë konsideruar gjithë jetën tabu.
Rusia teston me lëshim rakete nëndetësen e re bërthamore "Borei"
Rusia ka njoftuar se ka kryer me sukses testin e lëshimit të raketave ndërkontinentale “Bulava” nga nëndetësja më e re bërthamore e flotës ruse, “Perandori Aleksandër III”.
Nëndetësja në fjalë nisi ndërtimin në dhjetor 2022 dhe ka bërë tashmë testin e parë, që presupozon inkuadrimin e saj në misione ushtarake. E klasit “Borei”, nëndetësja në fjalë mban 16 raketa ndërkontinentale dhe silura moderne nënujore.
Firmoset marrëveshja e parë për rreziqet nga Inteligjenca Artificiale
Është zhvilluar në Britaninë e Madhe samiti i parë për sigurinë ndaj kërcënimeve ndaj inteligjencës artificiale. Me këtë rast raportohet se është nënshkruar edhe një marrëveshje e parë ndërkombëtare, të cilën e kanë firmosur kompani dhe qeveri nga 28 vende të ndryshme. Rreziqet që përfaqëson Inteligjenca Artficiale janë cilësuar si katastrofike.
Një dokumentar mbi Vuçiç dhe prag-diktaturën në Serbi
Televizioni opozitar serb ka transmetuar së fundmi një dokumentar mbi karrierën dhe politikën e Aleksander Vuçiç, president i Serbisë. Njeriu që sot drejtone Serbinë ka origjinën e vet politike në skajet e politikës së vendit të tij dhe strehën e parë pati radikalizimin karakteristik të viteve ’90.
7 tetori do studiohet nga të gjitha agjencitë inteligjente. Nuk dështoi Mossad dhe nuk besoj se Irani do përfshihet
Ish-kreu i shërbimit sekret izraelit, Mossad, Efraim Halevy, shprehet në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se depërtimi i Hamasit nga Gaza më 7 tetor nuk mund të faturihet si dështim për organizatën izraelite.