Kina e sheh Europën si pol të rëndësishëm në botë. Shpresoj se Gjermania do ndihmojë për shmangien e luftës tregtare

Postuar në 06 Nëntor, 2023 12:17

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka kërkuar ndihmën e Gjermanisë në funksion të ndaljes së luftës tregtare që Europa po i bën vendit të tij. Jinping ka zhvilluar një bisedë virtuale me kancelarin Olaf Scholz të cilit i kërkoi që Gjermania të qëndrojnë e hapur për investimet kineze.

Shpresoj që Gjermania do të nxisë BE-në t’u përmbahet parimeve të tregu dhe ndershmërisë dhe të punojë me Kinën për të ruajtur konkurencën e ndershme dhe tregtinë e ndershme, si dhe zinxhirin industrial

ka thënë Jinping.

Mesazhet vijnë pasi KE-ja nisi një hetim për financimet shtetërore të Kinës ndaj kompanive që prodhojnë pjesë elektrike.  KE-ja po përpabllet me kërkesa që hetime të ngjashme të bëhen edhe për kompani kineze të sektorit të energjisë së erës dhe pajisjeve mjekësore. Financimet shetërore dyshohen se krijojnë kushte të pandershme konkurence brenda tregut europian duke vendosur kompanitë kineze në pozicion të favorshëm. Për Xi Jinping megjithatë, marrëdhëniet Europë-Kinë janë çelësi për stabilitetin e rendit botëror dhe përparimin e Eurazisë.

Kina e sheh Europën si një pol të rëndësishëm në një botë multipolare

ka thënë Xi, një aludim i qartë ky për rivalitetin me SHBA-të.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.