Slideri Kryesor
“Evropës ia kemi thënë, Kosovën nuk e njohim!”
Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti serb e bëri sërish të qartë këtë qasje.
Vuçiç tha se Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe se vendi i di angazhimet e tij dhe po i përmbush ato në përputhje me marrëveshjet, por se është e qartë se çfarë nuk mund të bëjë, sepse një gjë e tillë do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e saj.
Kremlini: Nuk ka alternativë ndaj OKB-së
Rusia i është kthyer me vlerësime të mëdha rolit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me gjasë pas qëndrimeve të fundit të sekretarit të Përgjithshëm të saj, Guterres për çështjen e konfliktit në Palestinë. Por edhe të drejtës së vetos në Këshillin e Sigurimit që i jep vendeve si Rusia dhe SHBA të drejta ekskluzive për çështjet kryesore në botë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se:
SHBA nuk është gati për luftë mes fuqive të mëdha
Fjalimi i fundit i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në Zyrën Ovale shënoi një moment kyç në thellimin e konkurrencës midis Amerikës dhe aleatëve të saj nga njëra anë; dhe boshtit të diktaturave që bashkohen rreth Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut nga ana tjetër.
Dossier/Himara dhe Piluri kundër. Një episod pak i njohur i përplasjes së shtatorit 1943
Telegram mbyll kanalet antisemite
Platforma e njohur e mesazheve Telegram do të bllokojë kanalet që bëjnë thirrje për dhunë antisemite në rajonin e Dagestanit të Rusisë.
Vendimin e bëri të ditur themeluesi i Telegram, Pavel Durov.
“Kanalet që bëjnë thirrje për dhunë do të bllokohen për shkeljen e rregullave të Telegram, Google, Apple dhe të gjithë botës së qytetëruar”, shkroi Durov në kanalin e tij Telegram.
Durov postoi një pamje të ekranit nga "Utro Dagestan" (Morning Dagestan), një kanal që përmban kërcënime për komunitetin e vogël të hebrenjve që jetojnë në Dagestan.
Vrituni lirshëm se na bëni nder të gjithëve!
Seanca e sotme parlamentare – për ata të cilëve nuk u rruhet fare po sqarojmë se Shqipëria zyrtarisht ka Parlament – është shoqëruar me tensione. Një deputet ka qëlluar me grusht një tjetër. Sa herë ka ndodhur kjo në 30 vjet? Kush e mban mend xhanëm!
Europa, foleja e sigurt e përgjuesve
BE-ja mund të ketë fituar reputacion si kufizuesi i revanshit të kompanive të teknologjisë (është përplasur me Facebook-un për privatësinë dhe me X-in për dezinformimin), por ka pasur një qasje shumë më të butë në raport me kompanitë që prodhojnë pajisje apo programe përgjimi.
Nëse Shtetet e Bashkuara e janë goditur një biznes të tillë, BE-ja ka zgjedhur të mos veprojë. Kjo ka bërë që në kontinentin e vjetër të “mbijnë” kompani që përfitojnë nga talenti i saj teknik - dhe më e rëndësishmja nga ligjet e dobëta të licencimit dhe eksportit.
Shtatë vila qeveritare të dala jashtë funksionit
Autoritetet kanë lënë në degradim të plotë 7 vila qeveritare, të cilat prej vitesh nuk njohin rikonstruksion.
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Duhet të mësohemi me idenë se lufta do vijë në Europë!
Europianët duhet të nisin të mësohen me idenë se lufta mund të vijë dikur në shtëpinë e tyre. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka deklaruar në televizionin ZDF se luftërat që po zhvillohen aktualisht në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, janë një paradhënie e asaj që eventualisht mund të vijë së shpejti në Europë.
Ne duhet të mësohemi me idenë se mund të ketë një kërcënim lufte në Europë. Ne duhet të aftësohemi për të luftuar
Kush do të kuptojë Mesjetën e Arbrit, i mjafton sherri i fundit në Kep të Rodonit
Kush ka harxhuar kohën e tij kot duke lexuar punime mbi Mesjetën e Shqipërisë ka ndeshur me siguri problemin e shfaqjes në histori të bujarëve arbër, që mandej u bënë fisnikë, morën tituj, e shpikën vula, zgjeruan pronat e kështu me radhë. Nga dolën këta befas në kronika? Ku kishin qenë më parë dhe pse nuk ka më të dhëna përtej burimeve bizantine? Pyetje që patjetër lidhen me autoktoninë, këtë dashuri tonë të përjetshme, këtë llotari të pazhbëshme të ekspansionit tonë imagjinar.