Telegram mbyll kanalet antisemite

Postuar në 30 Tetor, 2023 21:29

Platforma e njohur e mesazheve Telegram do të bllokojë kanalet që bëjnë thirrje për dhunë antisemite në rajonin e Dagestanit të Rusisë.

Vendimin e bëri të ditur themeluesi i Telegram, Pavel Durov.

“Kanalet që bëjnë thirrje për dhunë do të bllokohen për shkeljen e rregullave të Telegram, Google, Apple dhe të gjithë botës së qytetëruar”, shkroi Durov në kanalin e tij Telegram.

Durov postoi një pamje të ekranit nga "Utro Dagestan" (Morning Dagestan), një kanal që përmban kërcënime për komunitetin e vogël të hebrenjve që jetojnë në Dagestan.

Ministria e Brendshme e Rusisë tha të hënën se 60 persona ishin arrestuar pasi qindra protestues sulmuan aeroportin në kryeqytetin e Dagestanit Makhachkala të dielën dhe u përpoqën të sulmonin një aeroplan që vinte nga Izraeli.

/Reuters /

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.