Rusia teston me lëshim rakete nëndetësen e re bërthamore "Borei"

Rusia ka njoftuar se ka kryer me sukses testin e lëshimit të raketave ndërkontinentale “Bulava” nga nëndetësja më e re bërthamore e flotës ruse, “Perandori Aleksandër III”.
Nëndetësja në fjalë nisi ndërtimin në dhjetor 2022 dhe ka bërë tashmë testin e parë, që presupozon inkuadrimin e saj në misione ushtarake. E klasit “Borei”, nëndetësja në fjalë mban 16 raketa ndërkontinentale dhe silura moderne nënujore.
Raketat “Bulava” kanë rreze 8000 km dhe mbajnë gjashtë mbushje bërthamore. Njësia e nëndetëseve të klasit “Borei” përbëhet nga 3 mjete aktive, një në testim dhe tri të tjera në ndërtim.
Add new comment