Në kërkim të hebrenjve/Sulmohet aeroporti i Makhachkal në Dagestan

Postuar në 29 Tetor, 2023 20:14

Një grup personash kanë sulmuar mbrëmjen e sotme aeroportin Makhachkal në Dagestan, Rusi për të kërkuar pasagjerë hebrenj pasi zbuluan se një aeroplan nga Tel Avivi ishte gati të ulej. Personat e dyshuar hynë në aeroport pasi mësuan se një avion i nisur nga Izraeli ishte ulur në pistë. Forcat ruse të sigurisë po punojnë për të qetësuar demonstruesit pro-palestinezë në aeroport. Ndërkohë piloti i avionit iu kërkoi pasagjerëve që të mos hapen dyert në këto rrethana. Aeroporti i Makhachkala është mbyllur për shkak të hyrjes së paautorizuar në aeroport, tha në një deklaratë Agjencia Federale e Transportit Ajror. Avionët po ridrejtohen në pista ajrore alternative.

Për shkak të depërtimit të personave të panjohur në platformën e aeroportit të Makhachkala, u mor vendimi për mbylljen e përkohshme të aeroportit për shërbimin e fluturimeve në mbërritje dhe nisje. Aeroplanët që duhej të uleshin në Makhachkala u ridrejtuan në fusha ajrore alternative

Agjencia Federale e Transportit Ajror vuri në dukje se masat do të mbeten në fuqi derisa situata të normalizohet teksa agjencitë e zbatimit të ligjit po punojnë në vend. Qindra njerëz po marrin pjesë në protestën, e cila po zhvillohet në zonën ngjitur me aeroportin Makhachkala, ku një tjetër fluturim i rregullt nga Tel Avivi u ul të dielën në mbrëmje. Protestuesit kundërshtojnë konfliktin palestinezo-izraelit, raporton Tass. Sipas ekranit të aeroportit, avioni mbërriti nga Tel Avivi në Makhachkala në orën 19:17 me kohën e Moskës. Disa nga protestuesit hynë në terminalin ndërkombëtar të aeroportit në kërkim të pasagjerëve të këtij fluturimi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.