Më mirë Vuçiç sesa opozita e Kosovës dhe qeveria e Shqipërisë për të kuptuar dialogun Serbi-Kosovë

Postuar në 28 Tetor, 2023 12:31

Të gjithë bëjnë politikë dhe në fakt koha ikën. Një opozitar kosovar si Lumir Abdixhiku e ka interpretuar vendimin e Kurtit për të pranuar draftin e ri europian për Asocacionin se ky përbën zhbërjen e kauzës jetësore të Albin Kurtit. Të cilin e ka quajtur njeri të konfliktit, populist etj.. Mirëpo te Asocacioni, provohet edhe mjerimi i opozitës së Kosovës, e cila nuk di të artikulojë diçka tjetër ndaj qeverisë veç elementin e supozuar të tradhëtisë së kauzave të veta opozitare, çka përbën në fakt një akuzë nihiliste përderisa vetë opozitat si këto të Abdixhikut kërkojnë me ngulm Asocacionin meqenëse atë e kërkon komuniteti ndërkombëtar. Në një aspekt konkluziv, Kurti me Po-në për Asocacionin ka miratuar edhe një qasje të tyren, ndonëse ka lënë pas një zotim të vetin.

Nga ana tjetër presidenti serb Aleksandr Vuçiç ka bërë një interpretim tjetër, po kaq të deformuar. Në një intervistë të tijën për mediat serbe, ai ka pranuar se Kurti deklaroi se do të firmoste gjithçka, Propozimin e Brukselit, Marrëveshjen e Ohrit dhe dokumentin për Asocacionin, por se pas këtij qëndrimi sipas tij ishte një truk.

Pse e bëri ai këtë? E bëri sepse e di që Serbia nuk mund ta firmosë këtë. Por ky ishte një truk sepse kushdo e di që ai nuk do ta përmbushë atë që thotë, ai e bëri këtë për të blerë kohë

tha Vuçiç.

Ka vetëm një problem: Njohja e Kosovës iu kërkua Vuçiçit nga treshja europiane jo vetëm nga Kosova dhe truku i Kurtit këtu vjen në relacion me rrethin vizioz ku Vuçiç futi veten pas Banjskës. Nga ana tjetër, është po kaq e qartë se Beogradi e ka shumë të vështirë të militarizojë pa ndërprerje njësi të vetat politike në Kosovë, ndërkohë që Prishtina do të nxisë krijimin e subjekteve të reja serbe, duke relativizuar vlerën subversive të Asocacionit, që është ideuar pikërisht mbi këto synime. Megjithatë duhet ta pranojmë se Vuçiç është shumë më instruktiv për të kuptuar lëvizjet e diplomacisë ndërkombëtare për Kosovën sesa përfaqësuesit e opozitës së Kosovës dhe qeverinë e Shqipërisë, që flet qartë për atë kulturë province dhe servi që karakterizon politikën shqipfolëse.

s.zaimi

Comments

Submitted by Kastriot (not verified) on

Po ku osht mo vlla, se ose une jam budalla ose ti je maskara. Edi Rama e pergezoi Albinin. Sajo te pakten nje lidhje me argumentin se kshu nuk shkon fare. Teshtin Abdixhiku ne Kosove dhe Edi Rames i behet pis xhaketa?
Ju qofshi.

Submitted by redaksia on

O vlla nuk e kam permendur Ramen me emer, se sa lexova komentin me ngriu gjaku. Pastaj e kam ne kuptimin qe jo se Vucic eshte me i mire, patjeter qe Rama eshte dhe Abdixhiku. Thjesht nga keta nuk kupton gje fare se cfare behet, kurse Vucic edhe thote ndonjehere kemi kunder keta, kemi pro ata. Pra edhe merr vesh njeriu ndonje gje. Pa jo se Rama e ka xhaketen pis, ai eshte kaq i mire o ti zoteri! Jemi dakord per kete. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.