T'i hiqen Kosovës masat ndëshkuese
ARBËRI
Kearns u bën thirrje Borrellit e Von der Leyenit t’i hiqen Kosovës masat ndëshkuese
Deputetja britanike Alicia Kearns, që është shefe e Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin britanik, u ka bërë thirrje përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që t’i hiqen masat ndëshkuese që BE-ja ia ka vendosur Kosovës.
Ajo ka reaguar ndaj deklaratave që ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “TV Prva” të dielën. Vuçiq tha se u ka bërë të qartë ndërkombëtarëve se nuk do t’i zbatojë pikat “që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës dhe pranimin e saj në OKB”.
“Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtarë, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiqi refuzon. Largoni tash sanksionet ndaj Kosovës...”, ka shkruar Kearns në platformën “X”.
Koha Ditore
Add new comment