Slideri Kryesor

Tentativë për të vrarë Papën në Irak më 2021-n

Postuar në 17 Dhjetor, 2024 19:03

Papa Francesco thotë se ai ka shpëtuar nga një atentat në vitin 2021 gjatë një vizte në Irak. “Corriere della Sera” citon kujtimet e Papës, botuar së fundmi, në të cilat Bergolio tregon për një ngjarje gjatë vizitës së tij në Iraq, “për të cilën të gjithë më këshilluan ta shmangia”. Sipas librit në fjalë, Papa do vizitonte Mosulin ku ka kisha katolike. Gjatë qëndrimit në Bagdad shërbimet britanike kishin komunikuar informacione sipas të cilave një grua kamikaze, që mbante eksplozivë në trup synonte të vetëvritej gjatë vizitës.

Serbia po shkon drejt grevës së përgjithshme

Postuar në 17 Dhjetor, 2024 15:05

Kreu i ri i Partisë Demokratiek Serbe, Srdjan Milivojevic, ka  deklaruar në një intervistë për median opozitare, “N1” se Serbia po i drejtohet grevës së përgjithshme.

Mënyra më e mirë për të mposhtur një regjim të dhunshëm është përmes jodhunës. Ne kemi mjaftueshëm vetëdije politike dhe përgjegjshmëri që të mos pranojmë dorën e zgjatur të Vucic, që mund të provokonte një luftë civile në këtë vend. Ne nuk do të biem dakord me këtë. Përgjigja jonë do të jetë thirrja e një greve të përgjitshme

Vritet në Moskë kreu i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore

Postuar në 17 Dhjetor, 2024 08:00

Autoritetet ruse njoftojnë për vrasjen në  Moskë të kreut të Forcave së Mbrojtjes Bërthamore dhe Njësisë së Mbrojtjes Kimike dhe biologjike. Sipas njoftimit, gjeneralmajor Igor Kirillov u vra si pasojë e një shpërthimi pranë një blloku rezidencial në Moskë. 

Rusia pranon mundësinë e një lufte me NATO-n në Europë brenda dekadës

Postuar në 16 Dhjetor, 2024 20:42

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov ka deklaruar se Rusia do të përgatitet për luftë me NATO-n brenda kësaj dekade.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë duhet të jetë gati për çdo zhvillim ngjarjes, përfshirë një konflikt ushtarak me NATO-n në Europë në dekadën e ardhshme

ka thënë ai gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të dikasterit që drejton.

Tallje globale me raportimin e inskenuar të CNN në Siri

Postuar në 16 Dhjetor, 2024 17:17

 Ka ngjallur diskutime të shumta në media një video e transmetuar nga CNN ku sugjerohet se paraqitet një i sapoliruar nga burgjet e Assadit që lutet për fatin e tij më në fund të mirë.

Sipas mediave të ndryshme, reporterja Clarissa Ward e ka përshkruar në kronikën e vet personin në fjalë si një “të burgosur të harruar”, një pretendim që është redaktuar në rrjetet sociale në thelin e vet. Sipas

Majmuni Hirko bën autokritikë

Postuar në 16 Dhjetor, 2024 15:41

Sot është inauguruar Teatri i Kukullave në Tiranë. Çudi e madhe në fakt! Mbijetoi përkundër fatit të të ngjashmëve që u rrafshuan në tokë. Mbeti Teatri i Kukullave dhe u bë i ri fringo. Sot aty ka qenë edhe kryeministri që ka marrë një rol të vetin para fëmijëve që me siguri kur kanë parë dikë që e shohin në televisor patjetër që janë emocionuar.

Vetë kryeministri u ka kujtuar fëmijëve se ai po të dojë e prish teatrin ndaj ata nuk duhet të shohin Parlament. Pikërisht sepse teatri dikur ka qenë Parlamenti.

Greqia mbyll 10 vend-dislokime ushtarake në mbarë vendin

Postuar në 16 Dhjetor, 2024 14:39

Greqia planifikon mbylljen e 10 grup dislokimeve ushtarake në mbarë vendin, në kuadër të nismësë së ministrit të Mbrojtjes, Dendias për të riorganizuar forcat e armatosura. 10 vend-dislokimet në Lakoni, Ftiodita, Janinë, Selanik, Kos dhe Evros do të mbyllen për t’u riorganizuar në destinacione të tjera në të njëjtat rajone.

Nuk kemi interes për konflikt me Sirinë

Postuar në 15 Dhjetor, 2024 22:36

Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli nuk ka interes të ketë konflikt me Sirinë. Ai ma shtuar se politika ndaj Damaskut do të zhvillohet bazuar mbi situatën në terren, ndërkohë që ka pranuar se ushtria izraelite ka kryer oparacione sulmi ndaj dislokimeve ushtarake siriane. 

Ne nuk kemi interes për konflikt në Siri. Siria ka qenë armike jona për dekada...që ka lejuar Iranin të armatosë Hezbollahun përmes territorit të saj. Për të mos lejuar që kjo të ndodhë më ne kemi kryer një seri veprimesh këto kohë

Publikimi i poezisë shqipe ka për ne rëndësi politike të veçantë

Postuar në 15 Dhjetor, 2024 14:13

 

Jazra Grozni Khaleed nuk është thjesht një nga heteronimet letrare të poetit grek emërmohues, kineastit, përkthyesit dhe botuesit, por edhe emri me të cilin tashmë e thërrasim të gjithë të njohurit dhe miqtë e tij. Kur lexova për herë të parë biografinë e tij, mendova se kisha të bëja me një poet me origjinë çeçene, që me siguri kish lindur a ardhur në Greqi në moshë të vogël, sepse gjuha e poezive të tij ishte shumë e zhdërvjellët dhe e pasur nga ana leksikore për të qenë greqishtfolës i vonë.

Emigrantët shqiptarë nuk ka pse vetêpërdoren për qyqet e ngordhura

Postuar në 14 Dhjetor, 2024 23:03

Sot Top-Channel raportonte për një njoftim të policisë së Athinës për ndalimin e një tubimi shqiptarësh në zonën Alimo, sugjeruar për t'u mbajtur më datë 15 dhjetor.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor