Rusia pranon mundësinë e një lufte me NATO-n në Europë brenda dekadës
Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov ka deklaruar se Rusia do të përgatitet për luftë me NATO-n brenda kësaj dekade.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë duhet të jetë gati për çdo zhvillim ngjarjes, përfshirë një konflikt ushtarak me NATO-n në Europë në dekadën e ardhshme
ka thënë ai gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të dikasterit që drejton.
Teksa ka vënë në dukje se sipas Rusisë, Ukraina ka humbur 1 milionë njerëz që nga viti 2022 në konflikt, Belousov e ka lidhur parashikimin për luftë me vendimet e marra nga NATO në samitin e korrikut. Më tej, ministri rus ka folur për nevojën e krijimit të një mekanizmi të mbrojtjes kolektive përballë perëndimit që mund të gjenerohet përmes Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, një paralajmërim që kthen klimën e Luftës së Ftohtë.
Belousov ka folur edhe për financat e luftës; sipas tij pagesat dhe bonuset për pjesëmarrje në luftë u rritën me 50% këtë vit nga pala ruse, ndonëse ka pranuar kufizimet. 149 miliardë rubla do të alokohen vetëm për strehimin e 9000 trupave në vitin 2025.
Add new comment