Slideri Kryesor
Serioze/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit
Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet e “Dialogut qytetar”. Pra, nëse e kuptojmë drejt, Fatmir Xhafaj nis dialogun me qytetarët për luftën kundër korrupsionit. Hajde të mos qeshësh dhe te mos qash! Dialogu ka nisur me Milva Ekonomin. Kush kupton gjë, i urojmë suksese!
Serbia është nën presionin e luftës hibride
Edhe Serbia ndodhet nën presionin e një lufte hibride. Të paktën kështu deklaron ministri i Brendshëm Ivica Daçiç, që në një intervistë për televizionin shtetëror serb ka deklaruar se protestat që vazhdojnë tashmë nuk kanë lidhje me kërkesat e parashtruara.
Të gjitha kërkesat e studentëve për rindërtimin e stacionit në Novi Sad janë përmbushur. Të gjithë të ndaluarit gjatë protestave janë lëshuar dhe financimi i universiteteve është rritur me 20%
Forca e shembullit, apo shembulli i forcës?!
Shumëkush e mban mend elegjinë e Edi Ramës për Saimir Tahirin. Mbi 1 orë e 30 minuta ndoshta për të na bindur se djalë si Saimiri nuk kishte, por detyra, parimet ishin imperativa kategorikë për Partinë Socialiste dhe kryeministrin.
Patjetër që Edi Rama nuk ishte naiv, as ekumenik në atëbotë, ndonëse rekrutimet majtas e djathtas zbulojnë ekumenën e posaçme të pushtetit.
Por z. Rama ndoshta shihte te Tahiri një investim që po humbej dhe ndaj elegjia që ishte vetiu një formë panegjirizmi për atë që do ta merrnim vesh më vonë si Forca e Shembullit.
Suksesi i shtetasit Erjon Veliaj
Të kapesh pas fijes së barit. Kjo shprehje i jep kuptim përpjekjeve mjerane moralisht dhe intelektualisht të kryebashkiakut të Tiranës – shtetasit Erjon Veliaj – që pas procedurave hetimore të nisura ndaj tij, tenton të kundërpropagandojë me të ashtuquajturat suksese të tijat. Në një pritje të organizuar me trupin diplomatik dhe përfaqësues të komuniteteve fetare – kategori që shkojnë në çdo festë – shtetasi Erjon Veliaj ndër të tjera ka thënë:
Digjet mauzoleumi i Hafëz al-Assad në Qardaha
Rebelët sirianë të grupit që tashmë ka pushtetin kryesor në Siri, Hayat Tahrir al-Sham, kanë djegur varrin e babait të Bashar al-Assad në Damask.
Nuk iki si Assad. Do jem në Serbi deri në fund!
Jam gjallë. Kam jetuar gjithë jetën time këtu në Serbi, mirënjohës ndaj Serbisë dhe do të qëndroj këtu, në një vend të cilit i përkas dhe ku do të mbetem deri në fund. Do të luftoj për Serbinë dhe do t’i shërbej vetëm popullit tim serb dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Serbisë, nuk do t’u shërbej kurrë të huajve, atyre që kërkojnë të poshtërojnë, shkatërrojnë dhe çojnë në disfatë Serbinë
Rusia e kreu misionin e vet në Siri. Situata e sotme, përgjegjësi e Assad
Rusia duket se ka hequr dorë nga karta “Assad” në Siri. Në një prononcim të vetin, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është shprehur se stabilizimi i situatës në Siri pas vitit 2015 ka qenë i qeverisë siriane.
Duan të besojmë se "engjëllin" e mbrojti Venecia
Olta Xhaçka, që ka kohë që po bën çmos t’i ikë syrit publik, ka dalë sërish sot në skenë me një vendim këshillimor të Komisionit të Venecias mbi mandatin e saj. Çështja është teknikisht pa inters veçse për shumicën në pushtet që do të vjedhë kohën e Shqipërisë me yçkla të tilla në një vend ku vjedhja është tellall.
Turqia e tradhëtoi Rusinë në Siri. Nuk do ta harrojmë, por Erdogan bëri një gabim strategjik
Ngjarjet e Sirisë të këtyre ditëve u panë si një goditje për ndikimin dhe imazhin e Rusisë. Në lojë thuhet se kanë hyrë turqit, ndonëse presidenti Erdogan është shprehur i rezervuar në shpalosjen e skenarëve që mund të vihen në veprim, për t’u mjaftuar vetëm me konstatimin se:
Në Siri ka tashmë një realitet të ri politik
Pastrimi i parave nga Rusia rriti çmimet e pronave në Britaninë e Madhe
Në një shkrim të publikuar ndër të tjera në “The Telegraph”, dy ministra të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ministre e Brendshme dhe David Lammy, ministër i Jashtëm, vënë theksin te pastrimi parave dhe kërcënimi që ai ka për ekonominë e një vendi. Shkrimi është publikuar më 9 dhjetor, me rastin e ditës së Korrupsionit dhe në të vihet në dukje një realitet që kërkon përgjigje im