Slideri Kryesor

Hapeni korridorin, ne do të furnizojmë me gaz Europën edhe përmes palëve të treta

Postuar në 27 Dhjetor, 2024 19:34

Në  një konferencë për shtyp pas takimit të Këshillit Suprem Ekonomik Euraziatik, presidenti i Rusisë, Vladmir Putin, ka bërë disa komente për ndërlikimet e krijuara për kalimin e gaziut rus drejt Europës pas vendimit të Ukrainës për të mbyllur aksin e tranzitit. Putin ka bërë të qartë se Rusia mirëpret përpjekjen e Sllovakisë për ndërmjetësim në krizën ukrainase, nisur nga edhe nga fakti se kryeministri Robert Fico, ka qenë së fundmi në Moskë ku ka folur për çështjet e energjisë që janë politizuar. Rreth këtij fakti, presidenti rus ka shprehur gatishmërinë për të vijuar furnizimin.

NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik

Postuar në 27 Dhjetor, 2024 16:27

NATO do të rrisë praninë e saj ushtarake në Balltik pas një akti të dyshuar sabotazhi kundër kabllove energjetike që lidhin Finlandën me Estoninë.

Akti në fjalë ndodhi më 25 dhjetor dhe ai konsiston në shkëputjen nga impianti energjetik të kabllit nënujor, Estlink 2, një muaj pasi në territorin suedez ndodhi i njëjti incident.

Tajlanda drejt hyrjes në BRICS

Postuar në 26 Dhjetor, 2024 19:34

Tajlanda ka pranuar ftesën e Rusisë për t’u bërë një vend partner me organizatën BRICS, si një hap i parë për anëtarësim të plotë.

Në muajin qershor, ministri i Jashtëm tailandez, Maris Sangiampongsa dorëzoi një letër mirëkuptimi për anëtarësim të plotë të Tailandës në BRICS, te homologu i tij rus, Sergey Lavrov.

Rusia ka kryesinë e radhës për vitin 2024. BRICS është zgjeruar dy herë që nga krijimi i vet në vitin 2006 nga katër shtete: Rusia, Brazili, India dhe Kina.

Grupi është përfolur se do të ketë si një ndër pika të agjendës edhe de-dollarizimin.

Takim privat me dyer të mbyllura mes Erdogan dhe Bartholomeut

Postuar në 26 Dhjetor, 2024 18:43

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar sot një takim privat me kreun e Kishës Orthodhokse, Patriarkun Ekumenik të Stambollit, Bartholomeu. Takimi është zhvilluar në pallatin presidencial dhe Erdogan njoftohet se ka përcjellë urimet për Krtishtilindjen “për qytetarët turq që ndjekin besimin Kristian”.

Shtetasi Erjon Veliaj dëshmon për 5 orë në SPAK

Postuar në 26 Dhjetor, 2024 17:45

Shtetasi Erjon Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit, ku ka qëndruar për pesë orë.

Protesta opozitare serbe kalohet në heshtje nga Perëndimi

Postuar në 26 Dhjetor, 2024 15:55

Për javë të tëra tashmë studentë në Novi Sad kanë protestuar duke bllokuar një rrugëkalim të qytetit në kujtim të ngjarjes së stacionit të trenit.

Mediat opozitare serbe kanë raportuar një valë protestash të grupeve të ndryshme të interesit sidomos në Beograd, aq sa qeveria serbe është detyruar të kërkojë negociata.

Ngjarjet kanë fituar një jehonë ndërkombëtare, por është për t’u shënuar se portesta e opozitës serbe është injoruar në masë të madhe nga Perëndimi.

Politika e Trump: Kontroll mbi kontinentin amerikan në këmbim të heshtjes amerikane në botë?

Postuar në 24 Dhjetor, 2024 15:24

Djali i presidentit të zgjedhur të SHBA, Eric Trump, ka postuar diçka provokative në rrjetin "X". Aty shfaqet Donald Trump duke blerë Kanadanë, Kanalin e Panamasë dhe Groenlandën në "Amazon". Më herët, Trump e ka quajtur "Guvernator" kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. Është një qasje që imiton politikën ruse në Ukrainë.

Beleri kërkesë SPAK: A ka nisur hetimi për Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin?

Postuar në 24 Dhjetor, 2024 14:59

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri ka kërkuar nga SPAK gjendjen proceduriale të Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit Artan Gaçi, për të cilët ka bërë kallëzim penal për tjetërsim pronash. Po ashtu, Beleri vë në dukje faktin se Gaçi po përpiqet të "që me anë të një shoqërie me status juridik të pezulluar, për të përjashtuar pronën publike nga sekuestro, në mënyrë që të vazhdojë të vjelin frutet e paligjshme prej saj".

Unë, kërkuesi Dhionisios Alfred Beleri në muajin mars 2024 kam paraqitur kallëzim kundër shtetasve:

Disa statistika për dixhi-burrë-lajksin e Tiranës

Postuar në 23 Dhjetor, 2024 14:47

Shqipëria mbyll TikTok për një vit. Lajmi mori dhenë dhe njerëz me tru në kokë – truri tani mund të transplantohet potencialisht kudo – e përshëndetën dixhi-burrwlajksin Edi Rama. Një vendim për t’i hequr kapellon.

"Honda" dhe "Nissan" njoftojnë bashkimin

Postuar në 23 Dhjetor, 2024 10:01

Industria japineze e prodhimit të makinave ka njoftuar një lëvizje që prek mbarë sektorin në plan global. Prodhuesit e njohur, “Nissan” dhe “Honda” kanë bërë me dije se po shkojnë drejt një bashkimi që do ta nxjerrë grupin në vend të tretë në botë.

Kompanitë kanë sqaruar se kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi të cilit i është bashkuar edhe “Mitsubishi”

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor