Disa statistika për dixhi-burrë-lajksin e Tiranës
Shqipëria mbyll TikTok për një vit. Lajmi mori dhenë dhe njerëz me tru në kokë – truri tani mund të transplantohet potencialisht kudo – e përshëndetën dixhi-burrwlajksin Edi Rama. Një vendim për t’i hequr kapellon.
Gazetarja Anne Applebaum shkruante në rrjetin “X” se mjaftonte vullneti politik për ta bërë këtë. I thotë vetes edhe historiane zonja që nuk kupton se vullneti politik këtu është asgjë më shumë se teka dhe llogaria e atij që po na zhvat të gjithëve kohën historike. Zoti Rama bëri edhe një reagim pas kërkesave të TikTok duke thënë se rrjeti social po bën dëme të mëdha tek adoleshentë. Pas tij mjaulliu edhe Erjon Braçe por ky këtë punë ka.
Ndërkohë që vendimi nëse do të ishte serioz do të jepte disa të dhëna apo ndonjë studim. Në faqet e ndryshme që merren me audiencën dhe përdoruesit e TikTok Shqipëria paraqitet me këtë kartelë:
Për vitin 2024(fillimin e vitit), 1.53 milionë përdorues të TikTok mbi moshën 18 vjeç. Sepse matja është e tillë.
Reklamat e TikTok u shfaqën në llogaritë e 67% të të rriturve mbi 18 vjeç në Shqipëri.
62.9% aksesuan reklama si përdorues të internetit lokal, pra të ofruar nga ISP-të në Shqipëri
Sa i përket përdorimit:
56.1% i takojnë moshën 18-24 vjeç.
28.3% moshës 25-34 vjeç
8.4% moshës 35-44 vjeç
4.1% moshës 45-54 vjeç dhe
3.1% moshës mbi 55 vjeç.
Sigurisht që të dhënat janë të pasakta rigorozisht, por ato japin një panoramë të përdorimit në vija të përgjithshme që nuk ka dallim nga Instagram apo Facebook. Përpara sesa një qeveri të kalojë në vendime të tilla do të duhet të kishte ca letra në dorë. Por siç e dimë me letrat e Shqipërisë nuk fshi kush bythën kështu që hajde, llogje made in Albania!
s.zaimi
Add new comment