NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik

Postuar në 27 Dhjetor, 2024 16:27

NATO do të rrisë praninë e saj ushtarake në Balltik pas një akti të dyshuar sabotazhi kundër kabllove energjetike që lidhin Finlandën me Estoninë.

Akti në fjalë ndodhi më 25 dhjetor dhe ai konsiston në shkëputjen nga impianti energjetik të kabllit nënujor, Estlink 2, një muaj pasi në territorin suedez ndodhi i njëjti incident.

Autoritetet dhe mediat perëndimore flasin për një flotë ruse në hije që vepron me synime operative të tilla në Balltik, çka ka sjellë edhe vendimin e Aleancës përtë shtuar praninë. Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte ka kounikuar me presidentin finlandez, Alexander Stubb të cilit i ka komunikuar vendimin për shtim mjetesh.

Vendimi përfaqëson një moment delikat pasi situata po fermentohet në një rajon ku Rusia ka patur garancitë e sigurisë së vendeve neutral që tashmë janë anëtare të NATO-s.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.