Slideri Kryesor

Çako kthehet në detyrë, Tahiri: Sapo ka nisur reformimi i drejtësisë

Postuar në 16 Qershor, 2016 13:50

Shantazhi i qeverisë mbi drejtësinë duket se dha rezultat. Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës që pezulloi kryepolicin Haki Çako nga detyra, ministri i Brendshëm, Tahiri ka dalë krah tij në një deklaratë për mediat. Sipas ministrit Tahiri, rruga për të reformuar sistemin e drejtësisë, sapo ka nisur.

Nuk ka pazar. LSI: Konsensus ose referendum për reformën në drejtësi. Rayerson bëri reformën e Plepave, i fundit që duhet të flasë

Postuar në 16 Qershor, 2016 13:14

Lëvizja Socialiste për Integrim ka artikuluar sot në mënyrë të qartë se cili është pozicioni i saj për procedurën politike të miratimit të reformës në drejtësi. Nëse aleati i saj kryesor në qeveri, Partia Socialiste ka hapur mundësinë e rrjedhjes së votave nga opozita, LSI-ja ka dalë sot kundër. “Kjo do të çonte në një tjetër krizë politike”, tha Petrit Vasili, kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së. Sipas tij, nëse opozita nuk jep dakordësinë mirë është të kalohet në referendum.

Nuk mblidhet seanca plenare, parlamenti në kërkim të konsensusit

Postuar në 16 Qershor, 2016 11:26

Kuvendi nuk ka parashikuar në kalendarin trejavor të punimeve mbajtjen e seancës plenare këtë të enjte. Kjo u ka dhënë mundësi dy grupimeve kryesore politike në vend, që të tentojnë edhe për një javë tjetër gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me pikën që ka bllokuar finalizimin e këtij procesi të gjatë dhe që ka të bëjë pikërisht me vendet e rezervuara në 4 nga institucionet e reja që krijohen në piramidën e sistemit të drejtësisë.

SHBA ndërpret negociatat për reformën në drejtësi, kërkon vota brenda PD-së për ta kaluar në parlament

Postuar në 16 Qershor, 2016 10:59

Në deklaratën e dy ditëve më parë teksa përshëndeti miratimin e draftit të reformës në drejtësi, ambasada amerikane nxiste dialogun mes pozitës dhe opozitës për gjetjen e dakordësisë edhe për pikën e mbetur pezull të vetingut. Por kjo thirrje duket të jetë përfshirë formalisht në tekstin e deklaratës, pasi SHBA ka ndërprerë komunikimin me selinë e Partisë Demokratike dhe e gjithë shpresa është në ndërgjegjësimin e deputetëve të veçantë brenda opozitës për votimin e reformës në drejtësi, duke qenë se mazhoranca e vetme nuk i bën 94 vota.

“Vija e kuqe” e BBW-së ndaj Venecias

Postuar në 16 Qershor, 2016 00:40

Togfjalëshi “Pika 88 e rekomandimeve të Venecias” është më i përdoruri nga drejtuesit e opozitës në ditëtët e fundit. Kur e përdorin këtë togfjalësh, refreni i tyre është: “Pika 88 duhet të zbatohet për të gjitha institucionet e reja të drejtësisë, e jo vetëm për gjysmën e tyre”. Madje, Basha deklaroi se ky është një verdikt i Venecias që qendron mbi Brukselin, Berlinin dhe Washingtonin (BBW).

Dhe përse u bë kjo deklaratë kaq e fortë?

Francë – Shqipëri 2: 0

Postuar në 15 Qershor, 2016 23:06

Shqipëria ka humbur sot ndeshjen me Francën që zhvillohet në kuadër të kampionatit Europian të futbollit. Ka qenë një humbje “tipike shqiptare” nëse mund ta quajmë kështu. Një pjesë e parë e balancuar në kontroll topi dhe në ndërtim aksionesh që nga mesfusha. Asnjë gol në pjesën nga të dyja ekipet.

Rusia dhe katër Kisha refuzojnë pjesëmarrjen në Këshillin e Shenjtë, Janullatos: Po plagoset prestigji i botës ortodokse

Postuar në 15 Qershor, 2016 19:31

Udhëheqësit e Kishës Ortodokse në mbarë botën lajmëruan se takimi historik i Sinodit të Shenjtë të Kishave Ortodokse , i pari në më shumë se 1 mijë vjet që nga skizma e madhe mes Kishës së Lindjes dhe Perëndimit në vitin 1054, do të mbahet normalisht, në ishullin e Kretës, pavarësisht vendimit të Rusisë për të mos marrë pjesë. Kisha Ortodokse ruse, e katërta për nga rëndësia, njoftoi mungesën e saj në organizimin njëjavor që do të nisë këtë të dielë, pasi edhe përfaqësues të Kishës Ortodokse, Serbe, Bullgare dhe Gjeorgjiane  nuk do të merrnin pjesë.

Avokati italian i Rroshit paralajmëron ankimimin në Kushtetuese të Ligjit të Dekriminalizimit

Postuar në 15 Qershor, 2016 17:48

Elvis Rroshi i ndodhur në gjendje arresti pas akuzave për falsifikim të formularit të dekriminalizimit do të tentojë një rrugë të tërthortë për t’i shpëtuar dënimit nga gjykata dhe kapitullimit politik. Ai ka angazhuar  avokatin dhe politikianin e njohur italian Francesco Paolo Sisto në një betejë ligjore që do shkon përtej vlerësimit për ligjshmërinë e arrestimit të kryebashkiakut të Kavajës. Ekspertiza juridike e avokatit italian do të godasë pikërisht kushtetueshmërinë e ligjit të dekriminalizimit që u mohon personave me dëshmi të pastër penaliteti të ushtrojnë funsione publike.

Nuk është vetëm Trump problemi. “Në Orlando vdiqën 50 sodomitë. Kjo është shumë gjë e mirë”

Postuar në 15 Qershor, 2016 15:06

Pas tragjedisë së Orlandos, ku në një lokal gaysh, u vranë 50 veta nga një person me origjinë afgane, në SHBA po diskutohet më së shumti për deklaratta e kandidatut republikan Donald Trump. Ky i fundit foli për radikalizimin islamik, për përjashtimin e myslimanëve etj., diçka që detyroi edhe drejtuesit e Partisë Republikane të distancohen. Por nuk është vetëm ky problemi. Nga një qasje “biblike” e artikuluar nga pastori Roger Jimenez i Kishës Baptiste të Sacramento-s në California, vrasjet janë të dobishme, pasi kemi të bëjmë me Sodomitë.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor