SHBA ndërpret negociatat për reformën në drejtësi, kërkon vota brenda PD-së për ta kaluar në parlament

Postuar në 16 Qershor, 2016 10:59

Në deklaratën e dy ditëve më parë teksa përshëndeti miratimin e draftit të reformës në drejtësi, ambasada amerikane nxiste dialogun mes pozitës dhe opozitës për gjetjen e dakordësisë edhe për pikën e mbetur pezull të vetingut. Por kjo thirrje duket të jetë përfshirë formalisht në tekstin e deklaratës, pasi SHBA ka ndërprerë komunikimin me selinë e Partisë Demokratike dhe e gjithë shpresa është në ndërgjegjësimin e deputetëve të veçantë brenda opozitës për votimin e reformës në drejtësi, duke qenë se mazhoranca e vetme nuk i bën 94 vota. Këtij qëllimi duket se po i shërben edhe një letër e ish-ambasadorit të parë amerikan në Shqipëri William E Ryerson, Ai u bën apel deputetëve demokratë të votojë reformën në drejtësi, nëse ajo shkon në parlament pavarësisht se çfarë u dikton kryesia e tyre. Qëndrimin ai e ka shprehur në një letër për redaksinë e gazetës shqiptaro-amerikane, “Illyria”, në New York.

Letra

Është shumë zhgënjyese të lexosh që partia e opozitës në Parlamentin Shqiptar po tregohet kaq pak elastike.
Shpresoj të paktën se disa nga anëtarët e PD-së në këtë institutcion do të gjejnë guximin për të votuar në favor të kësaj reforme, të vojnë në favor të përparimit të vendit, dhe të mos mbeten thjesht kukulla të udhëheqjes së tyre.
Nëse do ta bëjnë këtë do u dhuroja përgëzimet e mia më të përzemërta!
Sinqerisht,

William E. Ryerson
Ish-Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.