Slideri Kryesor
Gënjeshtra për Rrugën e Arbërit
E dëgjova interpelancën e ministrit Haxhinasto në parlament për Rrugën e Arbërit. Një turp i vërtetë. Mbeta i shokuar! Vetëm kjo intervistë do të mjaftonte për t’i treguar vendin ministrit të Transporteve. Mbushur me të pavërteta dhe me elemente, që tregojnë se është në padijeni të çështjes ose krejt i papërgjegjshëm.
Tungjatjeta e Bashës, a ka marrë garanci nga Ilir Meta?
Kryeministri duket se po zihet edhe njëherë ngushtë lidhur me qëndrimin që do mbajë partia e tij për reformën në drejtësi. Kjo pasi Lulzim Basha ka theksuar edhe një herë tjetër kushtin e vetëm që ka opozita lidhur me reformën në drejtësi.
“Grupi i PD ka vendim unanim, mbështetje draftit me një kusht, rekomandimi 88 i Komisionit të Venecias. Zbatimin e rekomandimit 88 të Venecias. Adoptim të plotë jo të pjesshëm…”, që sipas Bashës është edhe zotimi i Ramës në Bruklsel dhe Uashington.
Meta: LSI voton vetëm një reformë konsensuale PD-PS
Pak përpara mbledhjes së komisionit për reformën në drejtësi, Ilir Meta ka mbledhur Kryesinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku theksoi se forca që ai drejton është e gatshme të votojë çdo draft PD-PS për reformën në drejtësi, mjafton që të ketë konsensusin e të dyja palëve.
Pazari i reformës dhe neni i ri tranzitor për të zgjidhur ngërçin PS-PD
Reforma në drejtësi po shoqërohet me arrestime të kryebashkiakëve të PS apo hetime ministrash të qeverisë duke parelelizuar dy procese që vënë në diskutim të paktën nga pikëpamja morale legjitimitetin e Partisë Socialiste për të kryer një reformë të tillë. Partia Demokratike e udhëhoqi procesin politik në mënyrë të tillë që veçantërisht kundërshtari i tij kryesor të njollosej si forcë politike e inkriminuar si në aparatin legjislativ ashtu edhe në atë të pushtetit vendor.
Sollaku: Një personalitet si Rroshi nuk mund të arrestohet për falsifikim (Video)
Partia Socialiste nuk reagoi ndaj arrestimit të Elvis Rroshit, por një gjykim e dha avokati i kryebashkiakut të Kavajës, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Ekspertizën juridike Sollaku nuk e ndan nga rëndësia politike e çështjes, duke thënë se një personalitet si Elvis Rroshi i votuar nga populli nuk mund të arrestohet për falsifikim.
Arrestim pa përshëndetje...
Arrestimi i sotshëm i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, hyn tek arrestimet e nivelit të lartë, pasi kemi të bëjmë me të zgjedhur dhe një person të preferuar e të afërt me kryeministrin. Ndërkohë që ka shumë spekullime nëse kjo goditje është e ndershme në raport me ligjin e dekriminalizimit, pra nëse ky ligj po zbatohet me një standard për të gjithë apo jo, fakt është se Roshi është akuzuar rëndë dhe imazhi i tij ishte dëmtuar.
Nuk bën punë presioni dhe serioziteti i Ramës, Basha nuk tërhiqet nga vendet e rezervuara
Dalja e kryeministrit në konferencën e posaçme për shtyp dhe deklarimi i tij se ka vend për diskutim lidhur me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë, dhe vizatimi i vizës së kuqe nga kryeministri për Komisionin e Vetingut dhe Apelimit të Vetingut për pastërtinë e figurave të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk dhanë sërish efekt.
Nano: “Mobilizim i atyre që e duan PS-në, përpara se “rilindja” të shtrijë vdekjen mbi gjithçka të mirë që është krijuar”
Partia Socialiste mbushi dje 25 vjet nga themelimi zyrtar, një përvjetor që kaloi pa ndonjë ceremoni. NJë mesazh urimi është publikuar sot nga gazeta “Panorama” nga ish-kryetari i kësaj partie, Fatos Nano, i cili apelon për angazhim ndaj “flamës” së Rilindjes mbi të majtën shqiptare. “Sot jetojmë në kohë krizash, në vend dhe në botën që na rrethon. Në krizë është dhe politika, edhe partitë tradicionale në Shqipëri. Për fat të keq edhe PS.
Arrestohet Elvis Roshi
Katër batalione të NATO-s do të zhvendosen në Poloni dhe vendet balltike
NATO do të zhvendosë katër batalione të fuqishme në Poloni dhe vendet baltike dhe Polonia, në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. "Ne jemi dakord për të zhvilluar, me rotacion, katër batalione shumëkombëshe të fortë në vendet baltike dhe Poloni. Ky veprim do të dërgojë një mesazh të qartë se NATO është e gatshme për të mbështetur të gjithë aleatët e saj në rast të një agresionit të jashtëm”- tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke paraqitur programin e takimit të ministrave të mbrojtjes të Aleancës që do të mbahet të martën dhe të mërkurën në Bruksel.