Pazari i reformës dhe neni i ri tranzitor për të zgjidhur ngërçin PS-PD
Reforma në drejtësi po shoqërohet me arrestime të kryebashkiakëve të PS apo hetime ministrash të qeverisë duke parelelizuar dy procese që vënë në diskutim të paktën nga pikëpamja morale legjitimitetin e Partisë Socialiste për të kryer një reformë të tillë. Partia Demokratike e udhëhoqi procesin politik në mënyrë të tillë që veçantërisht kundërshtari i tij kryesor të njollosej si forcë politike e inkriminuar si në aparatin legjislativ ashtu edhe në atë të pushtetit vendor. Një strategji që imponoi orientimin e debatit politik në kontigjentin kriminal që Edi Rama solli në politikë që nga deputetët, Mark Frroku, Armando Prenga, Arben Ndoka apo kryebashkiakët Elvis Rroshi e Artur Bushi. Kjo nismë e PD gjeti zbatim ndoshta edhe nga mbështetja "parimore" e LSI-së për ligjin e dekriminalizimit. A janë të besueshëm një kryeministër dhe një parti që bënë pjesë të prjojektit të tyre njerëz me rekorde kriminale dhe çështë më flagrantja i mbrojtën me kokëfortësi deri në fund? A është garanci për rëformën në drejtësi një parti që proteston kundër dorëheqjes së Elvis Rroshit? A është i besueshëm një kryeministër që çfarë thotë sot e tërheq nesër? Nga kjo pikëpamje edhe negociatat që po zhvillohen për të gjetur një konsensus për draftin final të reformës po kthehen në një pazar të vogël të seicilës parti për të qëndruar në këmbë nesër në zgjedhjet e pritshme parlamentare. Ndaj dhe nga PD dhe LSI vjen propozimi që reforma në drejtësi të shoqërohet me reformën zgjedhore. Të dyja janë hedhur në tavolinë dhe po negociohen paralelisht, që nga sistemi zgjedhor e deri tek votimi elektronik sipas interesave dhe llogarive të seicilës parti. Ao që duket është se interesat e PD dhe LSI në këtë pikë përputhen dhe ai që nuk e ka kuptuar është vetëm kryeministri, i cili po luan në një fushë bosh pa ditur se ku duhet të lëvizë për të shënuar gol.
Neni tranzitor
Politikisht Partia Socialiste është në lojë me detaje teknike. Për të shmangur kapjen e këtyre institucioneve nga mazhoranca aktuale, e cila i ka aktualisht 3/5 e votave, të majtët në këtë draft parashikojnë edhe një zgjidhje, që vjen si pjesë e dispozitave tranzitore.
Më konkretisht, propozohet që deri në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017, zgjedhja e anëtarëve jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve jo prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, komisionerëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit, sipas Nenit 179/b do të bëhet me dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit. Ndërkohë që nëse dështon votimi me 2/3 apo edhe më vonë ai me 3/5, në zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit dhe Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit, projektligji që do diskutohet sot ka parashikuar edhe një zgjidhje që kërkon të rrisë besimin e palëve te procesi. Më konkretisht, për plotësimin e këtyre dy institucioneve propozohet që Avokati i Popullit mbledh të gjitha kandidaturat që duan të konkurrojnë dhe pasi bën verifikimin formal ligjor të tyre, i paraqet listën e kandidatëve Kuvendit. Nëse Kuvendi nuk arrin t’i zgjedh me 2/3, atëherë ftohet Presidenti, që të përzgjedh nëpërmjet një shorti publik.
Add new comment