Arrestohet Elvis Roshi

Postuar në 13 Qershor, 2016 19:11
Elvis Roshi, apo Ervin Roshi, kryetar i Bashkisë së Kavajës është tashmë çështje e drejtësisë shqiptare. Ai është arrestuar sot pasdite në qytetin e Kavajës me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme "pas një hetimi nga Prokuroria, nën akuzën e falsifikimit të dokumentave, për formularin e vetëdeklarimit të Dekriminalizimit".
 
Hetimi ka nisur më 1 qershor pasi atëherë u përfol se Roshi ka fshehur të dhëna për të kaluarën e vet. Ai dha dorëheqjen por mandej u rikthye në detyrë, me pretendimin se dëshmia e penalitetit nga Italia, ku akuzohej se ka kryer vepra penale, rezultonte e pastër. Partia Demokratike e akuzonte Roshin se kishte qenë pjesë e një përdhunimi në grup, çka bie ndesh me detyrimin ligjor për ta deklaruar në kuadër të formularëve të dekriminalizimit. Bëhet e ditur se "Gjykata e Tiranës ka çuar në qeli kryebashkiakun e Kavajës". Ky është një moment delikat edhe në planin politik, pasi kryeministri e ka mbrojtur në mënyrë konstante kryebashkiakun e Kavajës, i cili akuzohet se ka fshehur 4 krime. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.