Slideri Kryesor
Intervista/Kotzias: Shqipëria po shkëput marrëdhëniet me Turqinë, retorika nacionaliste për qëllime të brendshme elektorale
Mediat greke kanë treguar shumë interes pë vizitën e miistrit të Jashtëm, Nikos Kotzias në Tiranë. Në një intervistë të fundit ai analizon raportet me Shqipërinë dhe ndikimin e Turqisë në këto raporte. Kotzias thotë se Shqipëria është futur në peridhë zgjedhore dhe në këtë kuptim marrin rëndësi edhe qëndrimet nacionaliste pë nevoja të brendshme.
Gazetari: Në Shqipëri patët një pritje "të ngrohtë". A bëni një lidhje mes atyre që ndodhin në Turqi dhe atyre që u thanë në Shqipëri.
Një në pesë emigrantë shqiptarë në Greqi ka nënshtetësi greke. 140 mijë numri total
Top-Channel ka organizuar një diskutim të hapur me një auditor shoqërues mes ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati dhe atij grek, Nikos Kotzias. Të dy ministrat kanë folur për problemet që përshkrojnë marrëdhëniet mes dy vendeve, duke u përqendruar sidomos te ligji i luftës dhe ai që njihet nga pala shqiptare, si problemi çam. Të dy ministrat kanë mbajtur ato qëndrime që mbajtën edhe në konferencën për shtyp dhe nuk kanë shtuar gjë.
“Shteti në prag të kolapsit. Kaos njësoj si ai i vitit 1997”
Deputeti Ben Blushi, pjesë e Partisë Socialiste ka deklaruar sot në emisionin “Të paftuarit” në “Ora-News”, se shteti shqiptar është në prag të katastrofës. “Bilanci i sotëm, pas tre vitesh, është katastrofal. Shteti për mua është në prag kolapsi, unë nuk besoj se kemi parë këtë kaos, përveçse në vitin ’97, apo në prag të atij viti. Shteti nuk funksionon. Shikoni se çfarë ndodh. Shqipëria sekuestron zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, 10 për qind e bashkive kanë rënë, se njerëzit që i drejtojnë kanë probleme me ligjin.
Procedura alla Valentina Leskaj, drafti për reformën në drejtësi futet ilegalisht në kalendarin e punimeve
Paraditen e sotme u bë publike se Konferenca e Kryetarëve nuk kishte përfshirë në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, reformën në Drejtësi. Befas pasdite, pas drejtimit që i bëri seancës Valentina Leskaj, drafti është futur në kalendar. Por PD-ja pretendon se kjo është bërë fshehtas dhe pa dijeninë e saj.
Sqarimi për qëndrimin e A. Amerikane: “U propozua draft i ri. PD-ja pranoi shumëçka, por jo vendet e rezervuara. Pra ajo u tregua jofleksibël”
Një ditë pasi ambasada amerikane në Tiranë doli me një qëndrim kritik ndaj Partisë Demokratike lidhur me dështimin e takimit Rama-Basha për reformën në drejtësi, Zëri i Amerikës, është përpjekur të sqarojë pozicionin e saj.
"Ka nisur të flasë"
Partia Demokratike ka shpërndarë sot fjalën që mbajti sot në Parlament deputeti Flamur Noka, njëkohësisht nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Duke e parë si një qëndrim zyrtar të PD-së në një seancë ku mungonte ish-kryeministri Sali Berisha, po sjellim këtu pikën kryesore të fjalës së tij që ishte ajo e akuzës për implikim të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, në çështjen e përgjimeve.
FMN kërkon tatim për të ardhurat personale edhe për pagat nën 300 mijë lekë
Fondi Monetar Ndërkombëtart ka rekomanduar se ka hapësirë për të ulur kufirin deri në të cilin tatimi mbi të ardhurat personale është zero. Aktualisht ky kufi është 30 mijë lekë (nën 30 mijë lekë tatimi mbi pagën është zero), por nga ana e qeverisë nuk ka ndonjë angazhim konkret për të ulur këtë kufi.
Gjermania trajton me pensione 2500 bashkëpunëtorë të Nazizmit në Belgjikë
Bashkëpunimi nuk të lë pa gjë. Kjo vlen të thuhet edhe në rastin kur bashkëpunon me forca ndaj të cilave bota ka një qëndrim të prerë: nazistët. Një rast në Blegjikë, verifikuar nga historianët ka nxjerrë në dritë se 2500 bashkëpunëtorë belgë të nazizmit, gjatë kohës së pushtimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore, vijojnë të marrin pension nga Gjermania. BBC-ja raporton sot se çështja është trajtuar edhe në nivel politik: të mbijetuarit nga nazizmi i kanë kërkuar ministrit përkatës, Daniel Bacquelaine që ta ndalojë këtë gjë.
Orë të vështira për ministrin e Brendshëm
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka kohë që nuk ka çehre të mirë në fytyrë. Dy ditët e fundit e kanë vënë atë para faktit të shkarkimit të arrestimit të dy vartësve, shkarkimit të drejtorit të Policisë, Haki Çako, që pranoi përgjimin në prokurori. Zhvillime që janë tjerrur edhe nga politika me gjithfarë spekullimesh: ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri po i bën presion të madh ministrit të Drejtësisë për këtë çështje.