Sqarimi për qëndrimin e A. Amerikane: “U propozua draft i ri. PD-ja pranoi shumëçka, por jo vendet e rezervuara. Pra ajo u tregua jofleksibël”
Një ditë pasi ambasada amerikane në Tiranë doli me një qëndrim kritik ndaj Partisë Demokratike lidhur me dështimin e takimit Rama-Basha për reformën në drejtësi, Zëri i Amerikës, është përpjekur të sqarojë pozicionin e saj.
“Zëri i Amerikës ka mësuar arsyen se përse ambasada e Shteteve të Bashkuara deklaroi dje se ndërsa "Qeveria shfaqi fleksibilitet, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë", në takimin e realizuar të hënën mes kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Partisë demokratike. Burime ndërkombëtare shpjeguan se SHBA-të dhe BE-ja i paraqitën qeverisë dhe opozitës, javën e shkuar një plan kompromisi për reformën në drejtësi. Plani, i cili i paraprinte takimit mes dy udhëheqësve politik shqiptarë, iu kërkonte të dy palëve të përshtasnin pozicionet e tyre. Burimet saktësuan se “Qeveria e pranoi planin e kompromisit 100%. Opozita pranoi shumë nga aspektet e propozimit por këmbënguli për metodën e vendeve të rezervuara për përzgjedhjen e këshillave të ndryshme”. Pikërisht kjo këmbëngulje nga ana e PD është motivi pse Ambasada e SHBA-ve u shpreh se opozita nuk dëshmoi fleksibilitet”.
Duke qenë se nga e-mailet e publikuara, opsioni i vendeve të rezervuara ka qenë një propozim i ndërkombëtarëve, heqja e tij, është në fakt lëshim në favor të qeverisë. Kjo sepse vendet e rezervuara dhe roli i Njësisë Speciale Antikorrupsion kanë qenë pikat ku është rezistuar më shumë. Ndaj fleksibliteti i qeverisë këtu ngjan i natyrshëm sa kohë edhe sot që flasim, kryeministri deklaroi i prerë se “nuk i lëshojmë vendet e rezervuara”.
Qëndrimi i ambasadës pra është ilustrim i humbjes së durimit dhe një artikulim përgjithësues me një sens.
Comments
hahaha..do jene diversant
hahaha..do jene diversant keta amerikanet qe me agjenturat e tyre duan te na rrezojne partne tone te shtrenjte...mos ka ndryshuar pronar prap respublica?????!!!!!
Shiko pyet verdalle se e gjen
Shiko pyet verdalle se e gjen.
Add new comment