Slideri Kryesor
Përgjimi në Shqipërinë e gjeneratës së sotme/Sajmir Tahiri duhet të dorëhiqet
Haki Çako nuk është më drejtor i Policisë së Shtetit. Dy vartës të tij janë në arrest. Të gjitha këto për çështjen e përgjimeve dhe më e rëndësishmja: ME NJË VENDIM GJYKATE.
Demokracia e Re kërkon interpelancë me Komisionin Europian për protestën "qeveritare" të çamëve. Rama zbutet në takimin me Kotzias
Ndërsa ministri i jashtëm grek po takohej me kryeministrin shqiptar, një eurodeputete nga Greqia, kërkonte mendimin e Komisionit europian, lidhur me atë që ajo e quan “pretendime irredentiste nga ana e Shqipërisë”. Eurodeputetja e Demokracisë së Re, Maria Spiraki, ka marrë shkas nga protesta e djeshme para ministrisë së jashtme në Tiranë, ku merrte pjesë edhe kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, apo deklaratat e kryeministrit Edi Rama që u cilësuan të papranueshme nga Athina.
Pajisja e Përgjimit, pezullohet Haki Çako, arrest shtëpie për dy zyrtarë të policisë, nën hetim edhe ministri
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka pezulluar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për Drejtorin e Forcave Operacionale të Policisë, Artion Duka dhe specialistin Entiol Xhelilaj pas dyshimeve se kanë administruar në kundërshtim me ligjin pajisjen specifike, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi.
PD konteston rolin e ambasadores së BE, akuzon Vlahutin për njëanshmëri politike
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike diskutoi sot përmbajtjen e takimit mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama. Gjatë mbledhjes, deputeti Eduart Selami i ka parashtruar Bashës pyetjen nëse qëndrimi për reformën në drejtësi përplas PD me ndërkombëtarët. Për herë të parë kreu i opozitës, Basha shprehu publikisht rezervat e tij për ambasadoren e BE-së, Romana Vllahutin, duke e akuzuar për njëanshmëri politike.
Retorika nacionaliste e kryeministrit nxit deputetin grek të kërkojë reparacione për krimet e çamëve (Video)
Retorika e kryeministrit Rama për çështjen çame ka ngjallur reagime të ashpra në Greqi, duke nxitur zërat që i mëshojnë një raporti konfliktual mes dy vendeve nisur që prej Luftës së Dytë Botërore.
Masakër në qendër të Stambollit, 11 të vrarë nga shpërthimi pranë një stacioni autobusi (Foto)
Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e sotëm qendrën e Stambollit. Një makinë e parkuar afër një stacioni autobusi u hodh në erë duke shkaktuar të paktën 11 të vrarë e dhjetra të plagosur. Mes viktimave 7 janë punonjës policie dhe 4 qytetarë. Bilanci është ende paraprak dhe numri i viktimave pritet të rritet.
Triumf i axhendës/ave personale
Takimi mes drejtuesve të pozitës dhe opozitës përfundoi pa produkt. Të dyja palët, përkatësisht kryetari i PS-së, kryeministri Edi Rama, fajësoi PD-në për dështimin duke e akuzuar se është ajo që nuk e do reformën në drejtësi. Edi Rama lexoi një fjalim të prapërgatitur në letër, një provë se ai hyri në takim me pritmërinë e dështimit. Lulzim Basha, pasi arriti një takim simbolik, u tha shqiptarëve se Edi Rama do të kapë drejtësinë.
Fillon Plani B: Në kërkim të 94 votave për reformën në drejtësi
Edi Rama deklaroi në emisionin Top Story se Plani A (votimi i reformës në drejtësi me konsensus) dështoi sot në takimin që pati me Lulzim Bashën. Nga nesër, tha ai, fillon Plani B – drafti i reformës do të shkojë në Kuvend me synimin që të miratohet me të paktën 94 vota të deputeteve (mazhoranca ka sot rreth 87 vota). Pak orë më parë, Basha kishte paralajmëruar se drafti nuk do të votohej nga asnjë deputet i opozitës, nëse nuk arrihej konsensusi. Pak ditë më parë, edhe Ilir Meta kishte deklaruar se konsesnsusi është i domosdoshëm.
Axhendës së Kotzias i shtohet takimi me Ramën, mediat greke akuzojnë kryeministrin shqiptar se nxiti protestat e çamëve
Mediat kryesore greke kanë veçuar nga vizita e ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias në Tiranë, angazhimin e dy shefave të diplomacive respektive për zgjidhjen e gjithë problemeve në marrëdhëniet dypalëshe. Ndërkohë kanë bërë të ditur edhe se në programin e vizitës është shtuar një takim i ministrit grek me kryeministrin Edi Rama, që do të zhvillohet të martën. Por në përcjelljen e vizitës nga mediat e vendit fqinj, ka qëndruar shumë lart edhe protesta e organizatës “Çamëria”.