Demokracia e Re kërkon interpelancë me Komisionin Europian për protestën "qeveritare" të çamëve. Rama zbutet në takimin me Kotzias

Postuar në 07 Qershor, 2016 12:45

Ndërsa ministri i jashtëm grek po takohej me kryeministrin shqiptar, një eurodeputete nga Greqia, kërkonte mendimin e Komisionit europian, lidhur me atë që ajo e quan “pretendime irredentiste nga ana e Shqipërisë”. Eurodeputetja e Demokracisë së Re, Maria Spiraki, ka marrë shkas nga protesta e djeshme para ministrisë së jashtme në Tiranë, ku merrte pjesë edhe kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, apo deklaratat e kryeministrit Edi Rama që u cilësuan të papranueshme nga Athina.

Eurodeputetja greke kërkon interpelancë me Komisionin Europian, për të marrë përgjigje ndaj pyetjes nëse “pretendimet irredentiste që shtrohen nga pjesëtarë të qeverisë së Shqipërisë, përputhen me procesin e integrimit dhe ndihmën financiare që vendi merr nga BE”.

Pasi rreshton deklaratat e kryeministrit dhe zhvillimet në protestë, që sipas saj ishin një manifestim irredentist dhe shtrembërim i realitetit historik, eurodeputetja konkludon:

“Nisur nga fakti se nga 27 qershori 2014 Shqipëria është një vend kandidat për anëtrësim në BE dhe përfiton një ndihmë financiare para integruese me vlerë 649,4 milionë euro, pyetet Komisioni Europian:

1) Sa përputhen aktet e kësaj partie pjesëmarrëse në koalicionin qeveritar me frymën e marrëdhënieve të fqinjsësisë së mirë, që përbën parakusht për integrimin europian të Shqipërisë?

2) A ka ndërmend Komisioni Europian që t’i marrë në konsideratë këto zhvillime në progres raportin e ardhshëm për Shqipërinë?

Sa i përket takimit me kryeministrin Edi Rama, ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias, i deklaroi agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, se gjatë bisedës që zgjati një orë dhe u zhvillua në klimë të mirë, u diskutua përveç çështjeve dypalëshe, edhe për situatën në rajon e posaçërisht në Maqedoni. Kotzias shtoi se ai mori nga kryeministri shqiptar premtimin që do të mbështesë iniciativat q ndërmarra nga dy ministrat e jashtëm për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë ndërmjet të dy vendeve.

http://www.eppgroup.eu/press-release/%CE%91%CE%BB%CF%85%CF%84%CF%81%CF%8...

Comments

Submitted by Mallakastrioti (not verified) on

Kerkoni interpelance hipur mbi varrin e venizellos!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.