Një në pesë emigrantë shqiptarë në Greqi ka nënshtetësi greke. 140 mijë numri total

Postuar në 09 Qershor, 2016 22:48

Top-Channel ka organizuar një diskutim të hapur me një auditor shoqërues mes ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati dhe atij grek, Nikos Kotzias. Të dy ministrat kanë folur për problemet që përshkrojnë marrëdhëniet mes dy vendeve, duke u përqendruar sidomos te ligji i luftës dhe ai që njihet nga pala shqiptare, si problemi çam. Të dy ministrat kanë mbajtur ato qëndrime që mbajtën edhe në konferencën për shtyp dhe nuk kanë shtuar gjë. Një informacion interesant, me vlerë jo vetëm statistikore është ai se nga 700 mijë shqiptarë që jetojnë në Greqi, 140 mijë kanë aktualisht nënshtetësi greke. Për sa i përket sipërmarrjes, ministri grek foli për 7 mijë sipërmarrës, një shifër e vogël kjo krahasuar me numrin e madh të shqiptarëve në Greqi, por edhe me përqindjen që zë sipërmarrja e shqiptarëve në një vend si Italia, ku banojnë më pak shqiptarë sesa në Greqi.

 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=328766&fundit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.