Slideri Kryesor
Konçesioni për përpunimin e mbetjeve në Fier, Ministria e Mjedisit: U shpall emergjenca mjedisore nga Këshilli Bashkiak
Për mbetjet urbane, importimin e tyre duket se ka një konsensus brenda koalicionit qeverisës. Ndërkohë që disa media raportojnë bllokimin e rrugës Fier – Ballsh nga banorë që protestojnë kundër ngritjes së një impianti mbetjesh, Ministria e Mjedisit ka dalë hapur në mbështetje të investitorëve. Agjencia Telegrafike Shqiptare njofton se Ministria e drejtuar nga Lefter Koka i Lëvizjes Socialiste për Integrim jep mbështetje për ndërtimin e impiantit i cili sipas saj është konform standardeve të BE-së.
Donald Lu: Mos u largoni, Shqipëria do bëhet një ditë, por jo me këtë klasë politike
Donald Lu shpreson se të rinjtë mund ta ndryshojnë Shqipërinë, duke i ftuar të bëhen pjesë e politikës. Në një takim me studentë ai la të kuptohet se klasa aktuale politike nuk është e aftë t'i ndryshojë gjërat dhe u bëri apel të rinjve të mos largohen nga Shqipëria, por të investohen për t'u bërë pjesë e vendimarrjes.
Vdes Shimon Perez, arkitekti i marrëveshjes së Oslos për autonominë e Palestinës
Ish-presidenti i Izraelit i vlerësuar me çmimin Nobel të Paqes, Shimon Perez ndërroi jetë në moshëm 93 vjeçare pas një goditje cerebrale në tru. Me vdekjen e tij Izraeli humbet një nga fizionimitë më të spikatura të politikës dhe diolomacisë. Ai konsiderohet një nga arkitektët e marrëveshjes së Oslos që i hapi rrugë autonomisë së palestinezëve në vitin 1990
Kokëdhima: Situata me drogën më keq se në kohën e Berishës, mund të na çojë në një tranzicion të përgjakshëm
Perceptim apo realitet, situata me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit po i shërben Koço Kokëdhimës për të sulmuar qeverinë dhe ish-mikun e tij Edi Rama, i distancuar ndjeshëm nga -ish deputeti dhe botuesi Kokëdhima që pas heqjes së mandatit të deputetit nga Gjykatë Kushtetuese. I ftuar në emisionin Top Shoë, Kokëdhima foli për një situatë të kultivimit të kanabisit më të rëndë sesa në qeverinë Berisha dhe paralajmëroi tensione sociale nëse nuk do të merren masa për luftimin e fenomenit.
Miq të Shqipërisë, apo miq të pushtetit?
Ç’do të thotë që miqtë ndërkombëtarë e ndihmojnë Shqipërinë? Përgjigja më e thjeshtuar është që si vende me tjetër kulturë demokratike dhe kushtetuese, me tjetër zhvillim dhe fuqi, këta miq asistojnë vendin tonë me projekte, ndihma financiare, me ristrukturim legjislacioni dhe me monitorim. Pjesën tjetër duhet që ta bëjmë vetë ne. Ky është njësoj si ai muhabeti i mikut që të gjen punë me ndonjë ndërhyrje: Miku bën të vetën, pra ndërhyn, kurse i interesuari duhet të dëshmohet që di të përballet me sfidat e punës. Ndryshe ose bën për atë punë, ose nuk bën.
Regjistrohet procedimi penal për shkeljet në landfillin e Sharrës, hetime për kompaninë e bashkisë “Eco Tirana”
Tre javë pasi këshilltarë të opozitës kallzuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për atë çfarë ka ndodhur në landfillin e Sharrës, Prokuroria ka regjistruar kallzimin penal për këtë çështje. Aktualisht procedimi nuk është regjistruar me emër konkret dhe hetimet po kryhen nga i njëjti prokuror që ka në dorë dosjen e vdekjes së 17 –vjecarit Ardit Gjoklaj.
Nga bashkia është kërkuar e gjithë procedura e ndjekur për mënyrën se si menaxhohet landfilli i Sharrës nga firma që ka fituar tenderin per ndarjen e mbetjeve te riciklueshme.
Zgjohet audienca e ricikluesve: Meritojmë mirënjohje, portat tona janë të hapura për të gjithë
Në mes të një fushate absurde që qeveria vijon në mbrojtje të importit të mbetjeve edhe pas miratimit të ligjit në parlament, kanë dalë në skenë edhe ricikluesit, të cilët një ditë më parë u përdorën si audiencë në takimin e kryeministrit.
Të nxitur ndoshta edhe nga qeveria, e cila po mban të gjitha kostot e një vendimi të pamoralshëm dhe jo transparent, Shoqata e Ricikluesve ka reaguar me një letër të hapur, ku mbron idenë se importi i mbetjeve është e drejtë kushtetuese duke hapur portat për qytetarët që duan të japin kontribut dhe të fitojnë para nga ky aktivitet.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë sqaron vizitën për Armë – Kontrolli nga Federata Ruse: Kontrolle në Rusi ka ushtruar edhe Shqipëria
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë shqiptare njoftoj se sot ndodhet në vendin tonë një ekip i Federatës Ruse në cilësinë e inspektuesit së Armë – Kontrollit. Shtabi i ushtrisë shqiptare sqaron se kontrolli është rutinë pas aplikimit që ka bërë Federata Ruse në përputhje me një dokument ndërkombëtar që quhet “Dokumenti i Vjenës”.
Ndalimi i shamisë për gratë myslimane, në Zvicër nis mbledhja e firmave për referendum
Dhoma e ulët e parlamentit zviceran miratoi me një votë diferencë ndalimin e shamisë për gratë myslimane. 88 deputetë, anëtarë të Dhomës së Ulët i thanë “po” kësaj nisme, 87 votuan kundër, ndërsa 10 abstenuan.
Por fati i këti ligji varet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit që mësohet se është në shumicë kundër kësaj mase, me argumentin se mbulimi i grave për arsye të besimit fetar është kufizuar ndjeshëm në zvicër. Deri më tani, ndalimi i burkës dhe hixhabit aplikohet vetëm në kantonin Ticino.
Surprizat e Bashkisë Tiranë/Nis tarifimi për parkimin në 71 rrugë. Kartat e rezidentit deri më 31 dhjetor. Mandej karta të reja kundrejt pagesës!
Parkimi me pagesë në rrugët e Tiranës tanimë është realitet. “Tirana Parking” ka nisur aplikimin e tarifave për 71 rrugë në kryeqytet, pas vendimit të marrë nga Bashkia për këtë çështje. Mirëpo në 71 rrugë që po aplikohet ky sistem pagese, mungon zbatimi i të drejtës që kanë rezidentët për parkim falas në lagjet apo rrugët e zonës së tyre. “Abc News” raporton sot se kartat e rezidentit ende nuk janë bërë dhe për këtë ka tërhequr edhe prononcimin e një zyrtareje.