Kokëdhima: Situata me drogën më keq se në kohën e Berishës, mund të na çojë në një tranzicion të përgjakshëm
Perceptim apo realitet, situata me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit po i shërben Koço Kokëdhimës për të sulmuar qeverinë dhe ish-mikun e tij Edi Rama, i distancuar ndjeshëm nga -ish deputeti dhe botuesi Kokëdhima që pas heqjes së mandatit të deputetit nga Gjykatë Kushtetuese. I ftuar në emisionin Top Shoë, Kokëdhima foli për një situatë të kultivimit të kanabisit më të rëndë sesa në qeverinë Berisha dhe paralajmëroi tensione sociale nëse nuk do të merren masa për luftimin e fenomenit.
“Situata është më keq sesa ka qenë më parë. Nuk është puna për të bërë politikë dhe nuk jam i lumtur që e them këtë. Kemi të bëjmë me një skemë mjaft të organizuar. Prodhuesit duhet të paguajnë një të tretën e prodhimit të tyre. Kemi një skemë që ka në dorë një fuqi të madhe financiare. Kjo është një situatë e vështirë që bie kundër me funksionimin e shtetit në vend. Vendi ndodhet përballë një tranzicioni të dytë. Përhapja e këtij fenomeni do të na çojë në një tranzicion të dytë dhe mjaft të përgjakshëm”- ishte parashikimi i fortë i Kokëdhimës.
Add new comment