Zgjohet audienca e ricikluesve: Meritojmë mirënjohje, portat tona janë të hapura për të gjithë
Në mes të një fushate absurde që qeveria vijon në mbrojtje të importit të mbetjeve edhe pas miratimit të ligjit në parlament, kanë dalë në skenë edhe ricikluesit, të cilët një ditë më parë u përdorën si audiencë në takimin e kryeministrit.
Të nxitur ndoshta edhe nga qeveria, e cila po mban të gjitha kostot e një vendimi të pamoralshëm dhe jo transparent, Shoqata e Ricikluesve ka reaguar me një letër të hapur, ku mbron idenë se importi i mbetjeve është e drejtë kushtetuese duke hapur portat për qytetarët që duan të japin kontribut dhe të fitojnë para nga ky aktivitet.
“E drejta e ndermarrjeve prodhuese per te siguruar lende te pare eshte po aq legjitime sa c’eshte edhe e drejta per qarkullimin e lire te njerezve Ky udhekryq jetik per vendin, nuk mund ta ndaje kaq ashper opinionin publik, por duhet te bashkoje ate, me qellim qe te njihet fenomeni, te mirren njohuri per problematikat qe trajtimi i mbetjeve ka, te kuptohet qe situata e trajtimit te mbetjeve qe vendi prodhon eshte dramatike dhe ne limitet e saj dhe qe kjo situate te zgjidhet, nuk mjafton puna e qeverise se rradhes, nuk mjafton deshira e mire e shoqerise civile, nuk sherben ideologjia, por duhet patjeter, eshte i domosdoshem, kontributi I ndermarrjeve tona, portat e te cileva kane qene dhe jane te hapura per te gjithe”-thuhet në letrën e hapur të Shoqatës së Ricikluesve.
Add new comment