Konçesioni për përpunimin e mbetjeve në Fier, Ministria e Mjedisit: U shpall emergjenca mjedisore nga Këshilli Bashkiak
Për mbetjet urbane, importimin e tyre duket se ka një konsensus brenda koalicionit qeverisës. Ndërkohë që disa media raportojnë bllokimin e rrugës Fier – Ballsh nga banorë që protestojnë kundër ngritjes së një impianti mbetjesh, Ministria e Mjedisit ka dalë hapur në mbështetje të investitorëve. Agjencia Telegrafike Shqiptare njofton se Ministria e drejtuar nga Lefter Koka i Lëvizjes Socialiste për Integrim jep mbështetje për ndërtimin e impiantit i cili sipas saj është konform standardeve të BE-së.
“Projekti për dhënien me Koncesion/PPP të ndërtimit të administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhim energjie, është në përputhje me strategjinë dhe politikat e menaxhimit të Ministrisë së Mjedisit, duke u konsideruar me interes publik”, sqaron zyrtarisht ministria e Mjedisit.
Puna në këtë zonë ka ecur me llogari: projekti është iniciuar në korrik 2015, në tetor të vitit 2015, pas fitores së Bashkisë Fier për të infinitën herë nga socialistët, këshilli bashkiak ka shpallur emergjencën mjedisore në fushën e menaxhimit te integruar te mbetjeve urbane duke ia bërë të njohur vendimin edhe Ministrisë së Mjedisit, Ministrive të linjës e instancave të tjera shtetërore. Pas këtij akti që ka në mendje dhe në zemër shëndetin e qytetarëve ka hyrë në lojë ministria e Ilir Metës. “
Për Miratimin e Rregullave të Vlerësimit dhe të Dhënies së Konçension/Partneritet Publik Privat”, të ndryshuar,ministria vlerësoi ngritjen e një komisioni ndërinstitucional. Ky komision ndërinsitucional u ngrit më Dhjetor 2015 me Urdhër Ministri dhe përbëhej nga 7 anëtarë më përfaqësues të Ministrive të linjës 2 anëtarë nga Ministria e Mjedisit 1 anëtar nga Ministria e Energjitikës, 2 anëtarë nga Bashkia Fier si dhe 2 anëtarë nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO). Komisioni në këto 10 muaj është mbledhur në mënyrë periodike”, sqaron Ministria e Mjedisit. Impianti do të ketë një përpunim maksimal 180- 200 ton mbetje/ditë, djegia e të cilave do të sigurojë prodhim energjie elektrike prej 3.8 MW. Ky është impianti i dytë pas atij të Elbasanit që inaugurohet në nëntor.
Comments
Respublica, foton e keni te
Respublica, foton e keni te gabuar. Ka kohe qe kjo ndertese eshte bere gjykata administrative e apelit. Flm!
U korrigjua falemnderit!!
U korrigjua falemnderit!!
Add new comment