Slideri Kryesor
Një akuzë për drejtorin eksperimental të Rilindjes, Kiço Londo (video)
Të martën në mbrëmje në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ishte njoftuar ngjitja në skenë, në formën e leximit dhe interpretimit e disa pjesëve nga vepra më e re e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj. Vënia në skena e teatrit, premierë në Tiranë, e parashikuar në orën tetë të mbrëmjes u anulua. Sipas dramaturgut Jeton Neziraj, shkak është bërë një konflikt për sallën me Drejtorin e Teatrit Eksperimental, Kiço Londo.
Një prokuror i Tiranës në rrjetën e kamerave të fshehta. 18 mijë euro për të zgjdhur punë...
Emisioni investigativ “Stop” në “Tv Klan”ka publikuar sot një video ku shfaqet një prokuror i Prokurorisë Tiranë duke marrë 18 mijë euro nga një qytetar. Emri i prokurorit është Ardian Braho dhe çështja lidhet me një transfertë parash nga jashtë. E bllokuar me kërkesë të Krimit Ekonomik, shuma në fjalë nuk i është lejuar të tërhiqet qytetarit i cili sipas “Stop” ka dorovitur 18 mijë euro për të zgjidhur punë. Më poshtë video, e cila është akuzuese për Brahon, i cili mbetet i pafajshëm deri sa ta çmojë gjykata:
Drejt pjesëmarrjes në operacione luftimi. Projektligji: Ministri i Mbrojtjes urdhëron daljen e mjeteve jashtë dhe dislokimin në zona operacioni ushtarak
Qeveria shqiptra ka propozuar sot në mbledhjen e saj të radhë një projektligj që realizon ndryshime në ligjin ekzistues nr. 9363 “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar”.
Fotolajm/Ky që nuk do tradhëtonte!
Manjani i LSI-së: Jemi gati të kapim peshqit e mëdhenj, kam kuptuar që BE do na japë rekomandim për statusin
LSI ka marrë në dorë frenat e reformës në drejtësi qëkurse Ilir Meta me gjuhën e shantazhit dhe bixhozxhiut politik mori dafinat e kompromisit. Në vazhdën e kësaj filozofie ministri i LSI-së, Ylli Manjani jep garanci se rrjeta e reformës në drejtësi do kapë peshqit e mëdhenj që duhet të bëhen kurban për rekomandimin e statusit nga Komisioni Europian.
Mendimi i qeverisë për ligjin e mbetjeve: Do na krijohet stok, 83% e mbetjeve në vend e paprekur nga kompanitë e riciklimit (shkresa)
Bindja që qeveria dhe kryeministri janë munduar të përcjellin se ligji për importin e mbetjeve është shpëtim për industrinë e riciklimit dhe rregullator i tregut duket se është një përpjekje e pasinqertë për të mbuluar mungesën e argumenteve për ta mbrojtur këtë ligj. Është vetë qeveria që ka rënë brenda me këmbët e veta, pas publikimit të një shkrese ku ajo pranon se rreziku më i madh është ai i krijimit të stokut të mbetjeve që do sillen nga jashtë në kushtet kur kompanitë ricikluese përpunojnë vetëm 17% të mbetjeve në vend.
Aktivistja Arbana: "Të legalizohet prostitucioni"
“Të legalizohet prostitucioni’. Ka qënë kjo deklarata e aktivistes Sevim Arbana. E ftuar në studion e "TemA TV" ajo tha se legalizimi nuk e stimulon këtë fenomen, madje u vjen në ndihmë vajzave dhe grave që prostituojnë duke i mbrojtur ato nga kriminaliteti dhe keqtrajtimi.
Drogën nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush/Propagandë me parimin: Shqiptarët janë budallenj
“Kjo është e vërteta që nuk na kanë thënë deri tani”. Kështu e titullon kryeministri Edi Rama një video që poston në Facebook, e ku jepet një hartë e kultivimit të kanabisit në Shqipëri në vitet 2007-2013. Harta na thotë se është përpiluar mbi të dhënat sekrete të policisë të cilat nuk janë bërë publike për të lënë vetëm Lazaratin si pikë të njohur të kultivimit. Konkluzioni propagandistik: Drogën nuk e solla unë, atë e gjeta mes jush.
"Shqiptarëve u mungon dinjiteti njerëzor"
Intervistë ekskluzive me presidentin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut që mbahet në Akademinë dhe multimedian Marubi, me presidentin e Festivalit, Theodor S. Orlin, jurist ndërkombëtar i të drejtave të njeriut, që ndjek prej 20 vitesh festivalin dhe ka krijuar një mendim mbi shoqërinë shqiptare.
Çfarë e provokon sot një shoqëri, në një rast si ky i festivalit të të drejtave të njeriut që po mbahet këto ditë në Akademinë “Marubi”?