Një akuzë për drejtorin eksperimental të Rilindjes, Kiço Londo (video)

Postuar në 29 Shtator, 2016 00:14

Të martën në mbrëmje në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ishte njoftuar ngjitja në skenë, në formën e leximit dhe interpretimit e disa pjesëve  nga vepra më e re e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj. Vënia në skena e teatrit, premierë në Tiranë,  e parashikuar në orën tetë të mbrëmjes u anulua. Sipas dramaturgut Jeton Neziraj, shkak është bërë një konflikt për sallën me Drejtorin e Teatrit Eksperimental, Kiço Londo. Ky i fundit sipas Neziraj, e kishte bllokuar skenën deri në pesë të mbrëmjes më një tjetër aktivitet, duke mos i lënë kohë ekipit të teknikës të vendosë pajisjet për të bërë të mundur shfaqjen. Pretendimeve të dramaturgut kosovar, Drejtori Kiço Londo nuk është i përgjigjur. E pyetur për këtë incident zyra e shtypit në Teatrin Ekesperimenatl Kujtim Spahivogli u përgjigj se nuk kanë asnjë reagim

REGJISORI KOSOVAR by trelosjermatis

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.