Surprizat e Bashkisë Tiranë/Nis tarifimi për parkimin në 71 rrugë. Kartat e rezidentit deri më 31 dhjetor. Mandej karta të reja kundrejt pagesës!

Postuar në 27 Shtator, 2016 15:39

Parkimi me pagesë në rrugët e Tiranës tanimë është realitet. “Tirana Parking” ka nisur aplikimin e tarifave për 71 rrugë në kryeqytet, pas vendimit të marrë nga Bashkia për këtë çështje. Mirëpo në 71 rrugë që po aplikohet ky sistem pagese, mungon zbatimi i të drejtës që kanë rezidentët për parkim falas në lagjet apo rrugët e zonës së tyre. “Abc News” raporton sot se kartat e rezidentit ende nuk janë bërë dhe për këtë ka tërhequr edhe prononcimin e një zyrtareje. Teknikisht kjo është shkelje e ligjit dhe e një kontrate që Bashkia e Tiranës ka së fundmi me qytetarët që kanë në pronësi  një automjet.

Një tjetër aspekt që del në sipërfaqe është sanksionimi në formularin e kartës së rezidentit i faktit se kjo e fundit do të jetë falas vetëm për fazën deri më 31 dhjetor  2016. Më pas? Ende e paqartë, por dyshimi është se qytetarët do të ripajisen me kartë rezidenti për të cilën do të paguajnë. Mungesë korrektese apo hipokrizi që zbulohet me hile të tilla rrugës? Nuk ka rëndësi, pasi tashmë çdo gjë mund të pritet, sa kohë që vetëm trransparencë nuk ka. 

 

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/74986

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Eshte loja qe ka filluar qe ne fund te mandatit te Bashes dhe Eri Fiku e ka cuar ne nivel tjeter. Te gjithe planet per gjasme pedonalizim apo shtim te shtimit te bicikletave jane vetem genjeshtra per te aplikuar skuthce skemen per vjedhjen e qytetareve nepermjet parkimit. Eventualisht do i shtyjne te gjithe te parkimet private, ose te koncesionuara, ku Beso, Vilma etj. do vene tarifat si e sa te duan.

Por, mos harrojme se kjo quhet "pune" e nuk duhet kritikuar. Nje pune ne dite ka thene ai sharlatani.

O Zalo, o te hengert dheri ty e gjithe rracen tuaj hajdute qe po mbroni kete morr dhe vrases qe eshte ne Bashki sot, e qe do te na hypi ne qafe si kryeminister neser.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.