Slideri Kryesor
Rama: Policia e tradhëtuar nga brenda, opozita po i cënon moralin
Faktet e bëra publike për implikim të strukturave të policisë në trafiqet e drogës kanë detyruar kryeministrin të bëjë një hap mbrapa nga qëndrimet e tij sipas të cilave çdo akuzë mbi policinë është vetëm baltë e opozitës. Përballë fakteve që kanë dalë nga hetimet në të paktën dy raste, drogën në Dibër dhe Vlorë, ku në prangat e policisë ka rënë vëllai i shefit të komisariatit të Dibrës i kapur në flagrancë me kokainë, ndërsa është shpallur në kërkim një inspektor i policisë së Vlorës, kreu i qeverisë ka pranuar se në trupën e policisë ka elementë që e tradhëtojnë punën e saj.
Rinisin bombardimet në Alepo, Moska i quan "histeri rusofobe" reagimet e SHBA dhe Britanisë
Në Alepo kanë rinisur bombardimet kundër pozicioneve të rebelëve. Organizatat humanitare që ndjekin zhvillimet e luftës civile në Siri raportojnë për rreth 25 viktima nga bombardimet e avionëve rusë. Në të njëjtën kohë përplasjet janë të ashpra edhe në planin diplomatik.
Propozim që LSI të ketë kandidatin e saj për për kryeministër në 2017
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu, kandidat në garën për kreun e kësaj partia, ka deklaruar dje se LSI duhet të ketë kandidatin e saj për kryeministër në zgjedhjet e 2017. Madje sipas tij, ky duhet të jetë kusht për koalicionin. Në fjalimin e parë publik mbajtur në Pukë, në kuadër të fushatës për kreun e LSI, Përparim Spahiu ka deklaruar se LSI po rritet dhe për këtë arsye në 2017 duhet të ketë kandidatin e saj për kryeministër.
Pëllumb Xhufi gjen gabimin e Metës në vizitën në Greqi: Delegacioni shqiptar ishte i gjithi me toskë të zonës së Vjosës
Vizita e Ilir Metës dhe delegacionit shqiptar në Greqi ka qenë temë në emisionin “Top –Show”.Të ftuar kanë qenë kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, sipas të cilit “Meta nuk ishte aq i drejtpërdrejtë sa duhej me palën greke”, Mentor Nazarko, Pëllumb Xhufi dhe Preç Zogaj. Ky i fundit ka thënë se për herë të parë marrëdhëniet mes të dyja vendeve kanë krijuar hapje në vitin 1994, kur pala greke pranoi të njihte të drjetat pronësore. Këtë ide e ka pranuar pak a shumë edhe Nazarko duke vlerësuar rolin e ish-Presidenti Meidani më pas.
Ribashkimi i Edit dhe Tomës në emër të Zotit dhe zgjedhjeve që po vijnë(Video)
Politika dha sot një tjetër shfaqje me protagonistë kryeministrin e vendit, i cili mesa duket e ka të vështirë të dalë nga kostumi i karakterit që ka pavarësisht se gëzon statusin e kryeministrit të vendit apo të një njeriu me më shumë se 10 vite karrierë në politikë.
Edi Rama doli sot me një tufë me lule në aeroportin e Rinasit për të pritur Dom Ernest Troshanin, i shpallur kardinal nga Papa Françesku. Për tu vlerësuar si gjest, por përtej dimensionit simbolik që përcolli mendimi i kryeministrit për të nderuar kardinalin, Edi Rama na dha edhe një mesazh tjetër.
Incidente verbale në takimin e kryeministrit me fermerët në Manëz. Kritikave Rama u përgjigjet me nxjerrje jashtë
Çdo sjellje e papërshtatshme ndaj Rusisë mund të jetë me pasoja "bërthamore" për SHBA-në
Çdo sjellje e papërshtatshme ndaj Rusisë mund të jetë me pasoja "bërthamore" për SHBA-në paralajmëroi Dmitry Kiselyov, kreu i agjencisë shtetërore ruse të lajmeve duke i dërguar një mesazh të qartë Uashingtonit.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm javët e fundit pas akuzave të Uashingtonit për krime lufte të Sirisë në Aleppo. Kiselyov flet për një "ndryshim radikal" në marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së në javët e fundit.
18 shoqata biznesi i kërkojnë Nishanit të mos dekretojë Ligjin për Dhomat e Tregtisë: Kthim në kohën e Bashkimeve Profesionale
Mënyra sesi shumica përdori kartonat në parlament për të miratuar ligjin për anëtarësimin e detyrueshëm në Dhomat e Tregtisë, ka sjellë një tjetër përplasje mes qeverisë dhe biznesit. Këta të fundit kanë futur në lojë presidentin e Republikës për të mos e dekretuar ligjin e miratuar në 29 shtator. Përveç akuzave për mungesë transparence gjatë fazës së diskutimeve 18 shoqata biznesi rendisin edhe arsyet pse ky ligj nuk duhet dekretuar nga kreu i shtetit.
Zgjedhjet e 2017 me formulën ekzistuese, s’ka kohë për ndryshime në Kod
Për zgjedhjet e 2013-ës pati vërejtje serioze nga OSBE-ODIHR që bëri 29 rekomandime për të shmangur ndikimin politik të administratës mbi zgjedhjet dhe fenomenin e blerjes së votës. Procesi u çertifikua si konkurues por u kontestua nga opozita për parregullsi. Palët u angazhuan të ndërhyjnë në Kodon Zgjedhor për të bërë rregullimet e nevojshme, por 8 muaj para zgjedhjeve qeveria thotë se nuk ka kohë për ndryshime thelbësore. Kryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Taulant Balla tha se është e pamundur të shkohet në votim dhe numërim elektronike, sipas kërkesave të opozitës.
“Kazani i medias”, Çipa: Fjalori, kosto për Ramën
Deklaratat fyese ndaj medias, në lidhje me importin e mbetjeve, Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa i konsideroi kosto politike për kryeminsitrin Edi Rama. I ftuar në studion e "Tema Tv" Çipa tha se rikthimi i ligjit të mbetjeve dhe gjuha e përdorur ndaj medias janë në dëm të qeverisë dhe drejtuesit të saj.