Slideri Kryesor
Deklarimet për femrat/Trump: “Kërkoj falje. Thirrja ime për ndryshimin e Amerikës më ka ndryshuar edhe mua. Nuk jam ashtu si thonë”
Donald Trump është në aktualisht në qendër të ciklonit mediatik në SHBA, pas publikimit të një video ku ai thotë se “me femrat mund të bësh çfarë të duash”. Kaq u desh që përroi i moralit të mbysë çdo gjë dhe ta vendosë Trump në cepin e goditjeve prej nga ku përfiton vetëm një person dhe jo SHBA: Jillary Clinton, diagnostikuar me pneumoni dhe një sekretare Shteti që theu ligjet e sigurisë në detyrë. Trump ka dalë sot me një video ku kërkon falje.
Një problem me kanabisin që zbulon një Problem të madh me qeverinë
Ka vetëm një mënyrë për ta kuptuar deklaratën e sotme të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Dhe kjo mënyrë është njësoj si serioziteti me të cilin duhet marrë ndjesa që kryeministri aktual Edi Rama, bëri për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Një ndjesë e cila nuk shoqërohet me përgjegjësi, është një shfaqje e vockël teatrale, sa për të hedhur lumin, sa për të gënjyer edhe njëherë, duke thënë një gjysmë të vërtetë. Sepse ajo që na thotë minstri i Brendshëm kur flet për “një problem me kanabisin” është një gjysmë e vërtetë që zbulohet e gjitha kur lexon fjalën e tij të plotë.
Spektakël dhune në Çeçeni, fëmijët ndeshen në ring. Mes tyre edhe djemtë e presidentit Kadyrov
Në Çeçeni zhvillohet një sport i pazakontë që me sa duket synon burrërimin e meshkujve. Boks pa mbrojtje mes fëmijëve 8-10 vjeç në një ring të izoluar me spektatorë të rritur. Në këto ndeshje marrin pjesë edhe tre djemtë e presidentit Kadyrov. Videot e publikuar kanë provokuar reagime në Rusi, vendi që kontrollon Çeçeninë, aq sa zëdhënësi i Putin ka bërë thirrje të mos lejohet më një gjë e tillë.
Kemi një problem të vogël më kanabisin, mirëkuptoj qytetarët që e mbjellin
Mininistri i Brendshëm Sajmir Tahiri pranoi sot për herë të parë se Shqipëria është bërë problem për kultivimin e kanabisit, por jo në përmasat që thotë opozita.
Pse Italia është e kërcënuar nga terrorizmi?
Hija e terrorizmit ka mbuluar Evropën pas sulmeve vdekjeprurëse që lanë gjurmë të pashlyeshme, duke krijuar një realitet të ri për qytetarët e vendeve të prekura nga pasuesit fanatikë të Shtetit Islamik, të cilët jo vetëm që nuk kanë frikë të humbasin jetën e tyre, por në vend të kësaj ata dëshirojnë që bashkë me gjakun e "të pafeve" të derdhet dhe gjaku i tyre si provë e besnikërisë absolute dhe përkushtimin ndaj Allahut.
Kalon në pralament ligji i shumëdebatuar për minierën e Trepçës, qeveria e Kosovës bëhet aksionere me 80%
Parlamenti i Kosvës miratoi mbrëmë ligjin për kalimin e minierës së Trepçës në shoqëri aksionere. Ligji përcakton qartë se resurset minerare janë pronë e Republikës së Kosovës. Aksionerë kryesorë do të jenë qeveria me 80% të aksioneve dhe punonjësit me 20%. Mbi këtë bazë përcaktohet e drejta edhe për ndarjen e dividendit ndërmjet aksionarëve, proporcionalisht me pjesëmarrjen e tyre në asete të Trepçës. Fjala është për asetet mbitokësore, jo në rezervat minerale.
Asnjë marrëveshje për Sirinë. Kremlini pranon largimin e militantëve të Al Nusras nga Halepi. SHBA rikonsideron opsionin e bombardimeve
Ambasada ruse në Tiranë shpërndante sot një lajm të Ria Novosti, sipas të cilit hetimi i ekspertëve të pavarur të OKB-së, mbi bombardimin e konvoit në Halep, ka nxjerrë të dhëna që hedhin poshtë teorinë e bombardimit nga ajri.
U asgjësua 99% e hashashit? Çmimet flasin ndryshe/2013: 1kg - 300 euro. 2015: 1 kg – 2400 euro. 2016: 1 kg – 250 euro!!!
Sot u publikua një raport apo më saktë përfundimet e vëzhgimit të situatës së kultivimit të hashashit në Shqipëria nga Guardia di Finanza. Kryeministri, ministri i Brendshëm dhe media të caktuara kanë vrapuar për të thënë se ja: teoria e Shqipërisë me hashash është një legjendë bazuar mbi shpifje. Në fakt askush nuk e beson këtë, sa kohë që media të ndryshme përfshi edhe zyrtarë europianë si Eduard Kukan, kanë theksuar se hashashi është Ekonomi në vendin tonë.
Parlamenti i Katalonjës mbështet planin për referendumin e shkëputjes nga Spanja
Ndërkohë që Spanja ka intensfikuar pretendimet e veta për sonvranitetin mbi Gjiblartarin pas Brexi, një rajon i rëndësishëm i saj, Katalonja, kërkon shkëputjen. Parlamenti i këtij rajoni ka mbështetur me 72 vota pro dhe 11 abstenime kërkesën për zhvillimin e referendumit për pavarësinë. Vendimi bie ndesh me të gjitha aktet politike të Madridit zyrtar. Paralel me ambicien për referendum, katalonjasit po krijojnë edhe struktura shtetëore që do të marrin në dorë administrimin në rast shkëptujeje. Kështu është ngritur një autoritet për taksat ndërkohë që presidenti i rajonit.
Strasburgu zbardh arsyet e refuzimit të kandidatëve për gjyqtar nga Shqipëria: Mungesë transparence në përzgjedhje
Komiteti i Zgjedhjes së Gjyqtarëve në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut ka zbardhur përmes një njoftimi(http://semantic-pace.net/tools/pdf.aspx?doc=aHR0cDovL2Fzc2VtYmx5LmNvZS5pbnQvbncveG1sL1hSZWYvWDJILURXLWV4dHIuYXNwP2ZpbGVpZD0yMzAzOCZsYW5nPUVO&xsl=aHR0cDovL3NlbWFudGljcGFjZS5uZXQvWHNsdC9QZGYvWFJlZi1XRC1BVC1YTUwyU