Slideri Kryesor
Tradhëtia me plehrat njësoj si me hidrocentralin mbi Vjosë. Qeveria nuk ka ndërmend të anullojë as HEC-et në Valbonë
Në kulmin e debatit për ligjin e importit të mbetjeve që u miratua nxitimthi dhe që shumica refuzon ta çojë në referendum, qeveria jep një prove tjetër se e ka të vështirë të vërë interesin e publikut para llogarive ekonomike që dalin nga shfrytëzimi i resurseve natyrore.
5-10% rritja e pagave, 3% pensionet, Ahmetaj me mision për të bindur FMN
Pak ditë më parë kryeministri lajmëroi një rritje mbresëlënëse të pagave dhe pensioneve, të parashikuara në buxhetin e vitit që vjen. Jo pa qëllim rritja vjen në 2017 që është edhe vit elektoral, praktikë kjo e çdo qeverie që futet me dilema në zgjedhje. Në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste kryeministri foli për një shumë 100 milionë dollarë që do shkojë si fond pagash e pensionesh në familjet shqiptare. Por qeveria duket se nuk ka definuar sa do jetë rritja për kategorinë e buxhetorëve dhe pensionet.
Drejt një Republike Penale. Fanatizmi penal ndaj korrupsionit, burg edhe për Premtime!!!
Nëse lexon dispozitat e reja të ligjit Anti Mafia, quajtur zyrtarisht si ligji “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda në nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, mund të imagjinosh si nuk është hartuar nga nevoja për një sistem efikas dhe menaxhim optimal të parasë publike, por nga ai i një regjimi të sterilizuar nga korrupsioni me të këqinjtë që tanimë ndodhen në burg.
SHBA ndërpret bisedimet me Rusinë për luftën në Siri. Lajme edhe për helmimin e Abu Bakr al-Baghdadi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar sot ndërprerjen e bisedimeve dypalëshe me Rusinë të nisura për t’i dhënë një zgjiedhje konfliktit në Siri. Vendimi është bërë i njohur nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby sipas të cilit “ky nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë”.
Të pavërtetat e qëndrimeve të qeverisë me ligjin e importit të mbetjeve
Në Zululandin e sotëm, Mustafa Nano iu rikthye temës së ligjit të importimit të mbetjeve dhe bëri një verifikim e ballafaqim të qëndrimeve e deklaratave të bëra. Sipas Nanos ka disa boshllëqe mes asaj që deklaron qeveria dhe kuadrit ligjor si dhe shifrave.Po kështu ka konfuzion në referenca duke lënë hapësirë për çdo iniciativë besër. Më poshtë disa vërejtje të Nanos, ashtu siç i ka renditur ai:
Ligji i ri për mbetjet: Hapësira që mbetjet e importuara të digjen në Shqipëri
Një problem ndër kryesorët në botën e zhvilluar, madje në të gjithë planetin, është menaxhimi i mbetjeve. E thënë në mënyrë popullore, çdo vend i botës racional mendon si e si të ketë sa më pak mbetje e si t’i “heqë qafe” ato. Një nga mënyrat për të “hequr qafe” mbetjet e padëshirueshme është duke i djegur ato. Por procesi i djegies shkakton ndotje dhe të gjithë duan që ky proces të kryhet “sa më larg”.
Nuk paska gegnishtja standard?
Në gjuhën tonë të bukur: shqip
1.Herë pas here shprushen problemet e standardit të sotëm të gjuhës shqipe. Dhe herë pas here dëgjojmë një pohim të përsëritur: gegnishtja s’ka standard.
Diçka të përafërt lexova këto ditë edhe në intervistën e një shkrimtari të ri, që jeton në Perëndim.
Z. ministër i Brendshëm! Po Eduard Kukan kujt lobi kriminal i shërben?
Që hashashi një ditë mund të bëhet edhe simbol i buqetës së të sapomartuarve këtë tanimë e dinë të gjithë. Por është një gjë se ekziston një e vërtetë informale dhe krejt tjetër kur ajo artikulohet si shqetësim publik. Shqipëria, kjo republikë droge dhe krimi, ka në krye një ministër të Brendshëm, i cili formalisht ka epror një kryeministër, të cilët sa herë vjen puna te droga mohojnë përmasën e realitetit të saj.
Kur shkruajnë apo filmojnë gazetarët ka heshtje, ose thjesht izolim. Kur akuzon PD-ja këtu kemi të bëjmë me makinerinë e baltës apo me kundërtezën e Lazaratit.
Shoqata e Pronarëve ankohet për Gjykatën Kushtetuese në Komisionin e Venecias
Shoqata kombëtare e pronarëve të shpronësuar me forcë, "Pronësi me drejtësi" i është drejtuar me një letër Komisionit të Venecias nisur nga kërkesa për opinion që Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar këtij komisioni lidhur me ligjin nr 133/2015 "Për trajtimin e pronave dhe finalizimin e procesit të kompensimit të pronave" të miratuar në janar të këtij viti.
Shoqata e ka kundërshtuar këtë ligj para Gjykatës Kushtetuese në Mars të vitit 2016. Por kjo e fundit në korrik 2016 kishte dorëzuar një kërkesë për të pasur një Opinion Amicus Curiae nga Komisioni i Venecias për këtë çështje.
Të gjithë e dinë që droga në Shqipëri është një çështje shumë e madhe
Trafiku i drogës nga Shqipëria është kthyer në çështje të debatit të brendshëm politik, nisur dhe nga sasitë e mëdha të kanabisit të kapur në brigjet italiane. Debati kulmoi me rrëzimin e avionit Piper në Ishëm, megjithatë qeveria nuk pranon se ka toleruar apo që segmente të strukturave shtetërore të bashkëpunojnë me trafikun. Ndonëse në pozita jo fort të favorshme ajo që e mban lart moralin e qeverisë është heshjta e ndërkombëtarëve dhe kryesisht e ambasadës amerikane.