Të pavërtetat e qëndrimeve të qeverisë me ligjin e importit të mbetjeve
Në Zululandin e sotëm, Mustafa Nano iu rikthye temës së ligjit të importimit të mbetjeve dhe bëri një verifikim e ballafaqim të qëndrimeve e deklaratave të bëra. Sipas Nanos ka disa boshllëqe mes asaj që deklaron qeveria dhe kuadrit ligjor si dhe shifrave.Po kështu ka konfuzion në referenca duke lënë hapësirë për çdo iniciativë besër. Më poshtë disa vërejtje të Nanos, ashtu siç i ka renditur ai:
1. Eduard Shalësi ka deklaruar se importi i mbetjeve nuk u ndalua në vitin 2013. Thjesht u pezullua. Kjo, sipas tij, thuhet në relacionin e ligjit të atij viti. Është e vërtetë? Absolutisht jo. Kjo gjë nui thuhet në atë relacion. Nuk dihet se ku e ka gjetur Shalësi këtë gjë.
2. Në relacionin e ligjit në vitin 2013, thuhet se "dispozitat që lejojnë importimin e mbetjeve me qëllim riciklimin e tyre bie ndesh me direktivën e BE-së (2008/98/EC). E bukura është se në vitin 2016 e kanë harruar këtë direktivë të BE-së. Kanë gjetur një direktivë tjetër, po të BE-së (më saktë e Këshillit dhe e Parlamëntit të Europës), është ajo me numër 1013/2016, e cila e inkurajon importimin e mbetjeve???
3. Në realacionin e vitit 2013 thuhet se importi i mbetjeve bie ndesh me përparësinë që duhet të ketë trajtimi i mbetjeve të prodhuara në Shqipëri. Në atë relacion premtohet se do të bëhet stimulimi i industrisë ricikluese në mënyrë që kjo të trajtojë mbetjet lokale. Në relacionin e vitit 2016 nuk thuhet asnjë gjë për mbetjet lokale. Asnjë fjalë. Kemi dëgjura Ramën ama, që thotë se "ky ligj që bëmë [ligji i fundit] është një betejë për të pastruar Shqipërinë????
4. Kryeministri Rama ka deklaruar se në tri pikat doganore ku do të zhdoganohen mbetje importi janë vendosur skanerë superteknologjikë. E vërtetë? Gënjeshtër. Skanerat janë ato të Rapiscan-it, por nuk janë për këtë punë.
5. Ka kontradikta mes shifrave të dhënë nga burime të ndryshme. Në relacionin e ligjit thuhet se "investimet në industrinë ricikluese kapin shifrën 120 milionë euro, dhe në të janë punësuar 35 mijë punonjës". Rama vetë thotë se "investimet kapin shifrën 273 milionë euro, dhe numri i punëtorëve është 3273. Shifra shkon në 35 mijë vetë nëse shtojmë dhe punëtorët e kazanëvëe". Ndërsa kreu i shoqatës së ricikluesve të Shqipërisë, Bardhyl Balteza, ka dhënë për Tematv-në shifra të tjera: 220 milionë euro investime, dhe 220 punonjës. Siç shishet, kemi një balet shifrash.
http://www.tematv.al/2016/10/03/ligji-i-mbetjeve-n%C3%AB-zululand-mustaf...
Add new comment