18 shoqata biznesi i kërkojnë Nishanit të mos dekretojë Ligjin për Dhomat e Tregtisë: Kthim në kohën e Bashkimeve Profesionale

Postuar në 11 Tetor, 2016 18:07

Mënyra sesi shumica përdori kartonat në parlament për të miratuar ligjin për anëtarësimin e detyrueshëm në Dhomat e Tregtisë, ka sjellë një tjetër përplasje mes qeverisë dhe biznesit. Këta të fundit kanë futur në lojë presidentin e Republikës për të mos e dekretuar ligjin e miratuar në 29 shtator. Përveç akuzave për mungesë transparence gjatë fazës së diskutimeve 18 shoqata biznesi rendisin edhe arsyet pse ky ligj nuk duhet dekretuar nga kreu i shtetit.

“Ndryshimet nuk kaluan asnjë fazë diskutimi publik pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes para se t’i dërgoheshin Kuvendit të Shqipërisë, në kundërshtim me angazhimin e shprehur qartë nga qeveria për diskutim dhe dialog me biznesin dhe grupet e interesit mbi aktet ligjore dhe nënligjore të cilat ndikojnë biznesin, si edhe në kundërshtim me detyrimin ligjor të përcaktuar në ligjin” thuhet në letrën drejtuar Nishanit.

Sipas tyre të gjitha bizneset në shkallë vendi do të ngarkohen me një detyrim të ri, pa qenë ende të qartë se cilat janë përfitimet e anëtarësimit të detyrueshëm në Dhomat eTregtisë dhe Industrisë, të organizuara në bazë qarku.

“Koha kur antarësimet në shoqata e organizata bëheshin të detyrueshme, me direktivë nga udhëheqja, i takon një tjetër faqe të historisë së Shqipërisë, faqe të cilën populli shqiptar e ktheu një herë e përgjithmonë 26 vjet më parë. Është e paimagjinueshme që sot, pas 26 vjetësh, të rikthesh dhe një herë në skenën e kujtesës popullore, imazhin e përbaltur e të fort urryer të Bashkimeve Profesionale” shkruhet në letrën që 18 shoqata biznesi i dërkojnë presidentit Nishani.

Sipas shoqatave të biznesit, ligji i miratuar së fundmi, bie në kundërshtim me frymën kushtetuese, të shprehur në nenin 46, pika 1 të Kushtetutës, e cila e përcakton pjesëmarrjen në organizime shoqatash dhe organizatash si të drejtë të qytetarëve dhe jo si detyrim.

Njëkohësisht edhe Kodi Civil i RSH, i cili rregullon funksionimin, organizimin dhe veprimtarinë e shoqatave, përcakton që pjesëmarrja në këto organizime është mbi baza vullnetare dhe antarëve u garantohet e drejta e të larguarit në çdo moment.

 

Organizatat e Bizneseve në Shqipëri

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri

Dhoma e Britanike e Tregtisë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri -Turqi (ATTSO)

Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri

Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve

Dhoma Shqiptare Bullgare në Shqipëri

Konfindustria

Konfindustria Shqiptare

Shoqata "Bashkimi Tregtar i Shqipërisë”

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA)

Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA)

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë

Shoqata Shqiptare e Bankave

Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA)

Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (AITA)

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA)

Sindikata e të Vetëpunësuarve

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.