Rinisin bombardimet në Alepo, Moska i quan "histeri rusofobe" reagimet e SHBA dhe Britanisë
Në Alepo kanë rinisur bombardimet kundër pozicioneve të rebelëve. Organizatat humanitare që ndjekin zhvillimet e luftës civile në Siri raportojnë për rreth 25 viktima nga bombardimet e avionëve rusë. Në të njëjtën kohë përplasjet janë të ashpra edhe në planin diplomatik.
Moska i është kundërpërgjigjur deklaratave të Britanisë për përfshirje të Rusisë në bombardimin e kolonës së ndihmave humanitare. Reagimet britanike Moska i quan histeri rosofobe. Ishte ministri i Jashtëm britank, Boris Xhonson që hodhi akuza mbi Rusinë pas bombardimeve në Alepo, por ministria e Jashtme ruse reagoi duke thënë se asnjë avion rus nuk është përfshirë në bombardime të kolonave humanitare, duke folir për një histeri rosofobe. Ashpërsimi i gjuhës diplomatike vjen në një kohë kur marraëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë janë tensionuar ndjeshëm duke shkuar deri në deklarata lufte. Kjo pasi Rusia ka ndalur planet e SHBA për të rrëzuar Asad, duke imponuar negociata dhe një marrëveshje armëpushimi që dështoi para afatit.
Add new comment