Rama: Policia e tradhëtuar nga brenda, opozita po i cënon moralin

Postuar në 12 Tetor, 2016 11:17

Faktet e bëra publike për implikim të strukturave të policisë në trafiqet e drogës kanë detyruar kryeministrin të bëjë një hap mbrapa nga qëndrimet e tij sipas të cilave çdo akuzë mbi policinë është vetëm baltë e opozitës. Përballë fakteve që kanë dalë nga hetimet në të paktën dy raste, drogën në Dibër dhe Vlorë, ku në prangat e policisë ka rënë vëllai i shefit të komisariatit të Dibrës i kapur në flagrancë me kokainë, ndërsa është shpallur në kërkim një inspektor i policisë së Vlorës, kreu i qeverisë ka pranuar se në trupën e policisë ka elementë që e tradhëtojnë punën e saj.
“Nëse ka një forcë kritike sot për çka duhet të bëjë me mirë policia e shtetit, për fat të keq nuk është opozita, jemi ne vetë. Për fat të keq sot opozita nuk është një fuqi alternative që na shtyn për të bërë dhe më shumë, por është një forcë energjie negative që cënon moralin, dhe pasionin e çdo punonjësi të policisë. A ka në policinë e shtetit njerëz që nuk meritojnë të jenë në këtë uniformë, që duhet të ishin në burg sepse e tradhtojnë këtë uniformë, patjetër. Por a meriton gjithë kjo trupë që i ka dhënë vendit një shpresë të re dhe një besim të ri që ne mund të bëjmë shtet. Ajo që ndodh çdo ditë ndaj policisë së shtetit është shtypja, që vjen me furinë e një dhune verbale të pangjashme me asgjë në botën ku jetojmë. Në asnjë vend normal të botës nuk mund të gjesh një opozitë e cila i kundërvihet policisë së shtetit me gjithë forcën e dëshpërimit të saj, duke çliruar çdo ditë energji negative që dëmtojnë moralin e çdo punonjësi policie.”- deklaroi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë “Policia e gjeneratës së re”

Comments

Submitted by Asllan (not verified) on

Nuk kuptoj se pse nuk mblidhen 94 vota ne parlament dhe te shpallet opozita e jashteligjshme! Te ndryshohet kushtetuta! Se keshtu i bie te jetojme me virus ne trupin tone! Ishalla Rilindja fiton 100 deputete heren tjeter dhe e zgjidh kete problem nje here e mire!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.