Slideri Kryesor
‘Limioni’, SPAK thërret zyrtarët e investitorët. Meçollari: Rama është paralajmëruar nga SHBA
Javët e fundit, Prokuroria e Posaçme ka thirrur disa zyrtarë të lartë për privatizimin e bazës detare të Limionit në Sarandë. Ish-zv.komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, tha për MCN se SPAK është në fund të hetimeve, ndërsa zbuloi se kryeministri Rama është paralajmëruar 4 vite më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë çështje.
Meçollari thotë se në krye të kësaj afere qëndron Presidenti Bajram Begaj, si ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, duke shtuar se është pyetur dy herë nga SPAK.
Meloni: Mos linçoni Edi Ramën
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i doli në mbrojtje homologut shqiptar pas reportazhit për marrëveshjet mes Italisë dhe Shqipërisë në RAI3, pjesa e dytë e të cilit pritet sonte.
Njësoj si Rama, Meloni e quajti linçim materialin e publikuar nga emisioni «Report» një javë më parë.
Kinezët hartojnë atlasin më të detajuar të Hënës
Më shumë se dhjetë vjet punë e bërë nga mbi 100 studiues është finalizuar me atlasin e parë të detajuar të Hënës. I hartuar nga Akademia Kineze e Shkencave, atlasi është një hartë gjeologjike me rezolucion të lartë të Hënës, në shkallën 1:2 500 000.
Ai përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara për eksplorimin dhe kërkimin e hapësirës, sepse tregon detaje të reja të sipërfaqes hënore.
Draft i ri për dialogun Prishtinë-Beograd
Një draft i ri mbi të cilin do të zhvillohet procesi i ndërmjetësimit të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit po hartohet nga ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.
Pahor, i cili pritet të pasojë Miroslav Lajçakun si emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, njoftoi në profilin e tij në “X”, se draftin do ta harmonizojë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe vendet anëtare, veçanërisht me ato të QUINT-it (SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca).
Psikologjia si ideologji dhe mall pa të cilin mund të jetojmë
Ian Parker, psikanalist i njohur britanik dhe profesor emeritus i Universitetit të Leicesterit, shpjegon në një intervistë për “Kathimerinin” qasjen e tij antipsikolog. Parker thotë se psikologjia komercializohet, vret kreativitetin dhe krijon barriera. Edhe pse psikanalist prej më shumë se 30 vitesh, Parker thotë se psikanaliza nuk është forma e vetme e reflektimin kritik të njeriut mbi vetveten dhe botën.
Një Arturo Ui
E patë sot Ilir Metën në të ashtuquajturën Konventë të Partisë së Lirisë? Mundet edhe ta cilësojmë shfaqjen e z. Meta si rasti politik i “Ethet e së Premtes” ku vokali i një individi sinkronizohet vetëm me ankthin e tij dhe jo me ndonjë imperativ të atdheut tonë shumë të dashur. Apo mos vallë z. Meta po rithemelon veten nën modelin e një Arturo Ui?
Shërbimet sekrete amerikane: Putin nuk urdhëroi vrasjen e Navalnyt
Gazeta amerikane “The Wall Street Journal” shkruan se sipas shërbimeve sekrete amerikane Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk rezulton të ketë urdhëruar vrasjen e opozitarit Aleksey Navalny. Gazeta citon burime të vetat që vënë në dukje se të dhënat e mbledhura nuk konfirmojnë një vrasje të organizuar nga Kremlini dhe këtë pikëpamje e kanë ndarë edhe me agjencitë europiane.
Izraeli të pranojë ofertën e SHBA, ose kaos, luftë dhe përshkallëzim
Izraeli ka nisur një rrugë në të cilën është vetëm dhe madje po e vendos aleatin e vet kyç, SHBA, në një pozitë shumë të pafavorshme. Ish-ambasadori amerikan në NATO, Ivo Daalder, shkruan në “Politico” se edhe goditja e konsullatës iraniane në Siri ishte një veprim I Netanjahut që nuk kishte miratimin amerikan.
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti turk ka shtyrë vizitën në Shtëpinë e Bardhë, e planifikuar për në 9 maj. Lajmin e bën të ditur Anadolu Agency, dike iu referuar një burimi që ka dijeni mbi vendimin. Megjithatë, mbetet e paqartë arsyeja e kësaj shtyrjeje.
Një zyrtar amerikan vuri në dukje se takimi nuk ishte shpallur zyrtarisht.
Trupat amerikane tërhiqen nga Nigeri dhe Çadi, i lënë vendin trupave ruse
Uashingtoni do të tërheqë plotësisht trupat nga Nigeri dhe po zhvendos edhe personelin ushtarak të vendosur në Çad, pasi po shqyrton mundësinë e vijimit të misionit antiterrorist të Amerikës në rajonin e Sahelit.