Slideri Kryesor

Të tregohemi të kulturuar! Ta përshëndesim Erjon Veliajn që çoi dosjet në SPAK. Berisha e ka fajin!

Postuar në 03 Maj, 2024 12:35

Kush po pyeste veten se pse nuk po shkruante për çështjen “Veliaj” - “5D”-Inceneratori, Ilir Yzeiri, mund të marrë frymë lirisht. Z. Yzeiri, një ndër penat objektive dhe kritike të asaj që quhet publicistika post, ka zografisur ca të vërteta drithëruese për të gjithë ne. Mes të tjerave z. Yzeiri ka lënë dorën të shkruajë se:

Akuza në Parlament se janë ortakë dhe se Rama është pronar faktik i Rinasit. A ka gazetarë me biznese në aeroport?

Postuar në 03 Maj, 2024 12:23

Gjatë seancës së djeshme në Kuvend, deputeti Agron Shehaj, ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama, se ai është ortak me Shefqet Kastratin, të cilin e quajti edhe “oligarku i tij i preferuar”.

Sipas asaj që aludoi z. Shehaj, rezulton se Edi Rama është pronar faktik i Aeroportit të Rinasit, çka përbën padyshim objekt të mjaftueshëm për të nisur të paktën një hetim parlamentar. Ose akuza duhet përgënjeshtruar.

Siç mund të pritej akuza e Shehajt ka kaluar pa shumë bujë, meqenëse ai u përfshi një një debat verbal me ministrin e Drejtësisë, bukuroshin ad hoc, Ulsi Manja.

Ministri që të shkul veshët

Postuar në 02 Maj, 2024 21:16

Deputeti Agron Shehaj është përplasur gjatë seancës së sotme me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për shkak të Amnistisë Penale, të miratuar disa javë më parë.

Kërkesës së Shehajt për dorëheqjen e Manjës, ky i fundit iu përgjigj me një kërcënim. Përgjigjja e Manjës nuk dëgjohet për shkak të mikrofonit të mbyllur, ajo reflektohet në replikën e Shehajt.

Libra të rrallë të autorëve rusë zhduken nga bibliotekat e Europës

Postuar në 02 Maj, 2024 18:25

Dhjetëra libra unikë rusë me një vlerë totale që i tejkalon 2.6 milionë dollarë, përfshirë disa vepra të poetit Aleksandër Pushkin, janë vjedhur nga bibliotekat në të gjithë Evropën që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë në vitin 2022, raporton New York Times.

Albin Kurti i jep çmim Ali Ahmetit dhe çon Edi Ramën në Bashkinë e Tiranës

Postuar në 02 Maj, 2024 15:53

Edi Rama është shfaqur sot në Bashkinë e Tiranës për të marrë rolin e dollibashit në dhënien e një çmimi për Ali Ahmetin. Çmimi është dhënë nga Erjon Veliaj, kalon si çmim për të cilin është menduar gjatë gjithë këshilli dhe ceremonia merr vëmendjen maksimale nga kryeministri bashkë me një shpurë shtetarësh qesharakë të tranzicionit që luajnë dekorin e përjetshëm.

Vetëm Ali Ahmeti mund të më sillte sërish në Bashkinë e Tiranës

Në Athinë vënë në dyshim vizitën e Ramës. U kërkua 12 maji, përkon me arrestimin e Belerit. Të shtyhet!

Postuar në 02 Maj, 2024 14:18

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan sot për vizitën e afërt të Edi Ramës në Athinë. Ose më saktë: për dilemat për realizimin e saj.

Ish-kreu i Agimit të Artë në Greqi lë burgun

Postuar në 02 Maj, 2024 13:53

Ish-kreu i Agimit të Artë, partia e djathtë greke, Nikos Michaloliakos, pritet të dalë së shpejti nga burgu. Sipas Këshillit Gjyqësor të Lamias, Michaloliakos përmbush kërkesat ligjore për një lirim të shpejtë, pasi ka kryer 3/5-t e dënimit prej 13 vjetësh.

Konflikti sot është mes Liberalizmit të Ri dhe ruajtjes së Traditës

Postuar në 01 Maj, 2024 18:30

Gazetari Tucker Carlson, që bëri disi bujë para pak kohësh me një intervistë të marrë presidentit rus, Vladimir Putin, ka intervistuar kësaj radhe Alexander Dugin, konsideruar si një lloj ideologu i Kremlinit në përballjen e tij me “normat perëndimore”. Intervista ka një lloj interesi pasi shpjegon në mënyrë të thjeshtë narrativën zyrtare ruse kundër atyre që quhen të drejta të pakicave në Perëndim, e më tej edhe botëkuptimin filozofik nga derivon ajo.

Asnjë vendi kandidat nuk i janë kërkuar më shumë reforma se Kosovës

Postuar në 01 Maj, 2024 18:26

 

Nuk duhet ndonjë ekspert me përvojë për të kuptuar se Serbia i përket Evropës. Vendi ndodhet në zemër të kontinentit, i rrethuar nga katër vende anëtare të BE-së dhe për dekada, BE-ja ka qenë partneri kryesor tregtar i Serbisë. Prosperiteti i ardhshëm i Serbisë dhe qëndrueshmëria demokratike janë të lidhura thelbësisht me marrëdhëniet e saj me BE-në.

Fermerët serbë kundërshtojnë emërimin e ministrit të Bujqësisë

Postuar në 01 Maj, 2024 14:45

Fermerët serbë dolën në shesh për të kundërshtuar emërimin e ministrit të ri të Bujqësisë. Të hipur në traktorë, ata protestuan para ndërtesës së presidencës.  

Djordje Grujic, fermer nga qyteti Srbobran i Vojvodinës dhe përfaqësues i Shoqatës për Mbrojtjen e Fermerëve 2022, tha se fermerët janë të pakënaqur me situatën e tyre dhe zgjidhjet që ka dhënë Ministria e Bujqësisë.

Grujiç shtoi se komunikimi i dobët me autoritetet përkatëse është gjithashtu një nga arsyet pse ata janë të pakënaqur.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor