Slideri Kryesor
Impasi diplomatik i Perëndimit/Kosovës i duhet investim në sigurinë e vet
Duket se amerikanët po shtyjnë një përpjekje të fundit për të bindur Kosovën që të pranojë krijimin e Asocacionit si kusht për hapjen e derës së Këshillit të Europës. Nëse një gjë e tillë u njoftua muaj më parë nga zyrtari amerikan Gabriel Escobar, ajo po vihet sot në zbatim nga diplomatë të Europës, si ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde që si përfaqësues i një shteti më afë Prishtinës ka bërë thirrje që Prishtina “të marrë një vendim të guximshëm për të arritur 2/3-t e shumicës për t’iu bashkuar Këshillit të Europës”.
“Mësuesit që e bëjnë fizikën të mërzitshme janë kriminelë”
“Mësuesit që e bëjnë fizikën të mërzitshme janë kriminelë.” Me këtë citim, fizikani i famshëm dhe ish-profesor i MIT-it, Walter Lewin, përmbledh kuptimin e leksioneve të tij. Për shumë njerëz, Dr.Lewin është njeriu që e çoi fizikën në shtëpinë e të gjithëve, me video-eksperimentet e tij që popullarizuan ligjet komplekse të fizikës dhe arritën mbi 100 milionë klikime në internet.
Mishutsin ripropozohet për kryeministër i Rusisë
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ripropozuar kandidaturën e Mikhail Mishutsin për detyrën e kryeministrit të Federatës Ruse. Lajmin e ka bërë kreu i Duma-s, Vyacheslav Volodin, sipas të cilit procedura e re e shqyrtimit të kandidaturës do të bëhet në përputhje me amendimet kushetuese të vitit 2020, që i japin Parlamentit pushtet formal të diskutojë dhe votojë propozimin e Presidentit.
Lukashenko: Të parandalojmë Luftën e Tretë Botërore
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, thotë se Lufta e Tretë Botërore duhet parandaluar, sepse në të kundërt një apokalips bërthamor është i pashmangshëm.
Katër vende të BE-së do të njohin shtetin e Palestinës
Spanja mund t'i bashkohet Irlandës dhe "partnerëve të tjerë të BE" në njohjen e Palestinës si shtet më 21 maj. Kjo lëvizje do ta detyronte kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez të ndjekë kërkesën e partnerit të koalicionit Sumar.
Një ditë më parë, transmetuesi publik irlandez RTE raportoi se Irlanda, Spanja dhe "partnerët e tjerë të BE" mund të njohin "Shtetin e Palestinës" më 21 maj - informacion që sipas RTE është verifikuar "me dy burime të ndryshme".
"Mos bëni biznes me Izraelin"
Kompanitë spanjolle që bëjnë biznes me Izraelin duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që marrëdhëniet e tyre tregtare me shtetin "të mos kontribuojnë në gjenocidin në Palestinë", paralajmëroi ministri i të Drejtave Sociale, Pablo Bustinduy.
Një vend si Shqipëria dallohet nga ministri i Arsimit, Shëndetësisë dhe Drejtësisë
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dalë në Parlament dhe ka pranuar se me amnistinë e re penale kanë dalë nga burgu edhe njerëz që janë dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Vetëm tetë kanë qenë të tillë tha z. Manja që shtoi se Amnistia ka marrë 116 vota në Parlament. Kaq dinte të thoshte ministri i Drejtësisë që është ai që shohim. Ky moment të sjellë në kujtesë një sërë ministrash Drejtësie që kanë qenë këto vite duke nisur nga Nishani, Xhafa e deri tek Eduard Halimi. Njerëz me njohuri juridike, por pa kallëpin politik të duhur.
VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale
Koalicioni “Maqedonia jote - VMRO-DPMNE” është fitues i zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa procesi i numërimit është drejt fundit, Maqedonia jote - VMRO-DPMNE ka siguruar 42.07 për qind, ndërsa Koalicioni për të Ardhmen Evropiane - LSDM ka 14.36 për qind.
Maqedonia e Veriut mbajti sot zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, në të cilat të drejtë vote kishin 1.8 milion qytetarë.
Kandidatja e partisë opozitare, Gordana Silanovska-Davkova, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale (65%), ndërsa rivali i tij, Stevo Pendarovski (30%), pranoi humbjen.
Një Pazar i ri për imunitet personal
Ambasada amerikane dhe Saliu në Dritaren e reformave
Në mbledhjen e tij melodramatike të Grupit Parlamentar, kryeministri Edi Rama, njëherazi njeriu me çdo detyrë shtetërore në këtë vend, ka njoftuar edhe një rezolutë për luftën kundërkorrupsionit. Pas rezolutës premtohet një komision për ndërhyrje të mëtejshme për sistemin e drejtësisë që presupozon amendime dhe ligje për të përmirësuar punën e deritanishme.