Një vend si Shqipëria dallohet nga ministri i Arsimit, Shëndetësisë dhe Drejtësisë

Postuar në 09 Maj, 2024 12:28

 Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dalë në Parlament dhe ka pranuar se me amnistinë e re penale kanë dalë nga burgu edhe njerëz që janë dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Vetëm tetë kanë qenë të tillë tha z. Manja që shtoi se Amnistia ka marrë 116 vota në Parlament. Kaq dinte të thoshte ministri i Drejtësisë që është ai që shohim. Ky moment të sjellë në kujtesë një sërë ministrash Drejtësie që kanë qenë këto vite duke nisur nga Nishani, Xhafa e deri tek Eduard Halimi. Njerëz me njohuri juridike, por pa kallëpin politik të duhur.

Shqipëria është një lloj vendi që nuk ka nevojë për të gjitha ministrisë, por jo detyrimisht për të gjithë ministrat që sot marrin rrogën. P.sh Shqipëria nuk ka nevojë për Igli Hasanin, madje e paguan kot, sikundër paguante kot anonimët që i paraprinë sepse në një vend si yni ministër i Jashtëm është kryeministri.

Shqipëria nuk ka nevojë as për ministër Mbrojtjeje, pasi ne dimë që titullari i atij dikasteri zakonisht nuk ka lidhje me sektorin dhe e bën atë punë sa për CV. Di kush ndonjë ministër Mbrojtjeje që të ketë lënë gjurmë në këtë vend? Për të shkatërruar po, padyshim: që nga Majkua i skrapit, te Mediu i Gërdecit dhe demontimit e deri te Xhaçka e pronave. Çfarë lidhje kanë me mbrojtjen këta?

Kështu që për vende si yni, tregues të seriozitetit të qeverisjes janë ministrat e Arsimit, Shëndetësisë, Rendit dhe Drejtësisë. Sepse mirë apo keq, këta do bëjnë punë jo vetëm menaxheri, por edhe do detyrohen të konceptojnë disa politika siç edhe përcakton detyra funksionale e një ministri. Nëse e pranojmë këtë si premsië dhe të shohim se kush ka qenë këto vite në këto detyra ne mund ta kuptojmë fare lehtë se çfarë vendi jemi në aspektin qeverisës dhe se ku po shkojmë. Duket kjo që nga niveli i shqipes që këta titullarë manifestojnë, bashkëpunëtorët që kanë dhe lloji i aksidenteve në menaxhim që u ndodhin. Por edhe se ku adresohen fondet që marrin.

Për sa i përket Ministrisë së Arsimit, qeveria e tanishme ka eksperimentuar më shumë se çdo qeveri më parë: fillimisht duke e mbajtur dikasterin ekskluzivisht për ministre femra, e mandej duke sjellë në krye Manastirliun e Shëndetësisë, që në sytë e kryeministrit shkëlqeu me vëllimin e punës gjatë pandemisë. Kaq. Nuk po shtyhemi më tej të hamendësojmë se z. Rama sa më pak konsideratë dhe rëndësi të ketë një gjë, aq më shumë mendon t’ua caktojë atë femrave, por po themi se kryeministri nuk sheh dhe nuk duket se i intereson si prioritet Arsimi për ta ndryshuar gjendjen ku ndodhet ai. Nuk mjaftojnë shkollat e reja që inaugurohen një herë në javë dhe prapë kemi mësim me turne, por duhet gjetur një politikë e re që të ngrejë cilësinë e arsimit që në themel.

Është diskutim i kotë dhe pa asnjë kuptim sa kohë që zoti Rama, sado të mburret e përlavdërohet me Shqipërinë që ka në mendje, nuk arriti dot ta shkëpusë vendin nga gropa ku e gjeti, gropë nga e cila shqiptarët duan të ikin për punë, arsimimin e fëmijëve, kujdesin mjekësor të familjarëve dhe korrupsionit. Janë të gjithë që lidhen me sektorët e mësipërm ku z. Rama ka caktuar përherë shoqet e veta, apo mikun Ulsi që bën punë në Kukës për vota.

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Russia me edukimin qe iu dha shume studenteve shqiptar ne fillim vitet e komunizmit, beri qe te kishim nje ushtri moderne, nje shendetesi bashkekohore, nje arsimim dhe kulture te larte.

Kina na ndertoi nje industri moderne ku prodhoheshin dhe eksportoheshin shume mallra.
Bujqesia po ashtu u mirembajt.

Nen kolonizimin e Amerikes dhe nen administrimin e Ambasadorit te saj, ky vend eshte bere fole hajdutesh ku, qeverisin maskarenjte, xhahilet, horrat, pederastet, drogaxhinjte etj etj, vetem te ndershmit jo .
Asnje investim, sikur nje punishte apo nje km rruge investim te bente kolonizatori yne qe ish komunistet e djeshem dhe bijte e tyre i falen dhe e adhurojne sikur Hyun e tyre.

I vetmi investim eshte degjenerimi familiar e kulturor. Perhapja e pederastise dhe e lesbismit. Parada te flliqerise dhe pushterise.
Ne TV kane filluar te na "predikojne" kulturen pastoret evangjeliste (sikur te jemi amerikane). Prifterinjte katolike e ortodokse me teveqelet e KMSH aka guleniste, ftohen shume pak.

I vetmi investim i kolonizatorit te ketyre 3 dekadave eshte shkaterrimi i gjuhes shqipe me fjale inglize qe moderatoret e Mediave e bejne me perkushtim te madh.
6 muaj big brothel dhe 6 muaj pushim veror dhe patriotizem me top futbolli ku shahen e luftohen armiqte tane te lindjes Serbi, Greqi, Rusi e Turqi.

Me idiotizmat shqiptaro-kosovare mbushej nje liber rekordesh i ri i Guinness

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.