Akuza në Parlament se janë ortakë dhe se Rama është pronar faktik i Rinasit. A ka gazetarë me biznese në aeroport?
Gjatë seancës së djeshme në Kuvend, deputeti Agron Shehaj, ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama, se ai është ortak me Shefqet Kastratin, të cilin e quajti edhe “oligarku i tij i preferuar”.
Sipas asaj që aludoi z. Shehaj, rezulton se Edi Rama është pronar faktik i Aeroportit të Rinasit, çka përbën padyshim objekt të mjaftueshëm për të nisur të paktën një hetim parlamentar. Ose akuza duhet përgënjeshtruar.
Siç mund të pritej akuza e Shehajt ka kaluar pa shumë bujë, meqenëse ai u përfshi një një debat verbal me ministrin e Drejtësisë, bukuroshin ad hoc, Ulsi Manja.
Nisur nga heshtja rreth akuzës së bërë mund të supozohet se shumë media nuk kanë dëshirë të shkruajnë për Kastratin dhe lidhjet e tij, mirëpo kjo nuk shpjegohet me frikën. Lind natyrshëm pyetja: a ka gazetarë apo njerëz të medias me aktivitet biznesi në aerportin e Rinasit? Është e pabesueshme që një aferë si kjo të cilën e ngre së fundmi Agron Shehaj, t’u ketë shpëtuar shqiponjave të lajmit dhe investigimit në Shqipëri, kështu që pyetja mbetet aty: mos vallë ka njerëz të medias që janë edhe biznesmenë brenda Aerportit?
s.zaimi
Comments
Nuk jam shume dakord me kete
Nuk jam shume dakord me kete retoriken me oligarke. Eshte pak me e komplikuar se c'e bejne anti-oligarket. Ky eshte edhe rasti i Kastratit.Te gjithe e kemi degjuar ate shprehjen "mos me pyet per milionin e pare"; por krejt e kunderta eshte me Kastratin. Milionin e pare e ka festuar me familje dhe miq, sic ishte tradite( per mua qesharake) dikur ne fillim te viteve nentedhjete. E ka bere duke punuar si shofer kamioni, duke e filluar me ato skodat a ifat e dikurshme; ka punuar si kafshe, deri sa filloi te zgjeronte aktivitetin dhe ta kthente ne biznes te mirefillte. Puna dhe fati e kane ndihmuar te behet biznesmen i madh; NATYRISHT edhe shfrytezimi i cdolloj oportuniteti qe mund te kishte nga politika e cdo krahu. Por, per kete oportunitet ( po them keshtu per politiken e qelbur nga korrupsioni) duhet fajesuar politika, dhe jo biznesmeni, i cili , si te thuash, e ka me perkufizim kete shfrytezim oportuniteti. Kjo mund te duket cinike, por keshtu ndodh ne rendin politik qe kemi zgjedhur.
Ka te tjere "oligarke" qe u shkon per shtat shprehja e milionit te pare.... sidomos oligarket mediatike. Me i njohuri prej tyre ( qe eshte bere rahmet) dhe qe ka konglomeratin me te madh mediatik ne vend, ate milionin e pare , sipas Berishes qe e pat akuzuar publikisht dikur, dhe qe eshte e vertete si vdekja, e pat bere me pluhur te bardhe.
Add new comment