Slideri Kryesor
Genocidi (vet)izolon Serbinë
Duket se diçka ka ndryshuar në raport me Serbinë. Nëse pak muaj më parë, presioni perëndimor orientohej kryesisht drejt Kosovës, aktualisht, SHBA dhe BE po detyrohen të lëvizin ndaj Serbisë. Kjo u bë e qartë edhe pas një takimi të presidentit serb, Aleksander Vuçiç, me zv.sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Euraziatike, James O’Brien.
Gjykata Kushtetuese kroate: Presidenti Milanoviç nuk mund të kandidojë për kryeministër
Gjykata Kushtetuese kroate ka vendosur se presidenti aktual Zoran Milanoviç nuk mund të bëhet kryeministër. Vendimi vjen pas zgjedhjeve të 17 prillit në të cilat partia e Milanoviçit u pozicionua e dyta pas asaj të kryeministrit Andrej Plenkoviç, i cili drejton ekzekutivin që nga viti 2016.
Është apo luan? Problemi në fakt është që i shkon
Ilir Meta është çmendur.
E dëgjon përherë e më shpesh këtë fjali për ish-presidentin që pas shfaqjeve në paralele, shtangë dhe stërvitje, ka nisur e bërtet pa arsye, ndërkohë që po u dhuron atyre që kanë stomak të shohin sesi ai e përballon sherrin me gruan e vet, Monika Kryemadhi. Një shfaqje që nuk gjen arsye publike dhe as shpjegohet dot mirë.
Çmimi i votës dhe pazari i mafias
Çfarë kërkohet që të zgjidhesh? Djersë, përpjekje, angazhim... Mirë, në rregull. Por pyetja është tjetër: sa kushton të zgjidhesh? Sa para duhen për të siguruar një vend në Parlament? Sa për t'u bërë kryetar bashkie? Dhe cilat janë tarifat për Parlamentin Evropian? Po për Senatin? Duhet pyetur ai që ka listën e çmimeve dhe duhet bërë shpejt: organizatat kriminale. Janë ata që ofrojnë platformën e lançimit, karburantin, ekspertizën.
Ku të futemi nga "zero toleranca" e socialistëve?
Ky që është kryeministër tani, ka inaguruar edhe disa shprehje “tipike” në komunikimin publik, me gjasë për t’u dalluar nga turma dhe për të afirmuar se është edhe penë e publicistikës. “Në krye të herës”, “forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës”, janë vetëm dy që vijnë si muzikë monotone në kujtesë. “Zero tolerancë” është një tjetër shprehje që është bërë gati si devizë e asaj që grupimi qeverisës e shpall si “shteformim”.
Forcat ruse tërhiqen nga Karabaku, Azerbajxhani merr kontrollin
Forcat ruse po tërhiqen nga rajoni i Karabakut në Azerbajxhan, ku kanë qenë të vendosur si paqeruajtës që nga përfundimi i një lufte në vitin 2020. Lajmin e konfirmuan zyrtarë të të dy vendeve.
Erjon Veliaj nuk mund të jetë më kryetar bashkie
Protestues dhe përfaqësues të njohur të opozitës parlamentare janë duke protestuar para Bashkisë së Tiranës ku qëndron në detyrë Erjon Veliaj. Protesta nuk ka as shkak të stisur, as motiv madhor, as qitje të largët: ajo është e thjeshtë. Në Bashki qëndron një ndër hajdutët më të mëdhenj të dyshuar në Shqipëri dhe ka disa njerëz – me kusure kuptohet – që po thonë që ai të ikë.
Ky duhet të ikë!
Belind Këlliçi, një zyrtar i Rithemelimit ka akuzuar sor kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, se ka ngritur një skemë të ngjashme me “5D” edhe në tregun e fruta-perimeve. Sipas tij, në krye të kësaj skeme është Ermal Kapllani i Policisë Bashkiake.
Tregues se në cilën pikë jemi është mungesa e agresivitetit propagandistik të Baahkisë që mbahet tashmë me alibinë e Veliajt se kush punon edhe gabon.
Erdogan: Izraeli ia ka kaluar Hitlerit
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se Izraeli ka vrarë në Gaza më shumë fëmijë se regjimi i Adolf Hitlerit.
Gjatë një takimi me grupin parlamentar të partisë së tij, AK, Erdogan tha se forcat izraelite kanë vrarë mbi 14 000 fëmijë të pafajshëm në Gaza që nga 7 tetori, duke lënë pas mizorinë e Gjermanisë naziste.
“Shumë fjalë, asnjë vepër”
Kandidati kryesor i socialdemokratëve francezë, Raphaël Glucksmann, kritikon nivelin e pamjaftueshëm të mbështetjes evropiane për Ukrainën, duke akuzuar liderët, mes të cilëve edhe presidentin Emmanuel Macron, për "kënaqësi në të folur, por dobësi në veprime".
"Ne ende nuk kemi rregulluar linjat tona të prodhimit, ne ende nuk kemi bërë atë që duhej bërë", tha Glucksmann për POLITICO.