Blloku Shkenca
Kissinger paralajmëron "Fundin e Iluminizmit"
Shoqëria njerëzore është e papërgatitur për shfaqjen dhe përhapjen e inteligjencës artificiale, paralajmëron Henry Kissinger. "I tmerrshmi" i politikës amerikane, i cili gjithmonë ka qenë i njohur për realizmin, në mos për cinizmin e tij, pavarësisht moshës së avancuar 95 vjeçare, e gjeti të dobishme të ndërhyjë në revistën amerikane "Atlantic", me artikullin me titull, "Fundi i Iluminizmit".
Do të jemi një kontinent i vetëm
Kjo është gjeografia e Tokës pas 250 milionë vjetësh. Pllakat tektonike lëvizin vazhdimisht, përplasen dhe mbajnë gjallë një dinamikë që shformon vazhdimisht atë që ne e shohim përmes hartave.
“Gjuha Universale”, si do kuptohemi me jashtëtokësorët
"Një ballafaqim ballë për ballë mes njerëzve dhe jashtëtokësorëve është shumë i vështirë për shkak të distancave astronomike". Nëse ka jashtëtokësorë dhe në qoftë se biem ndonjëherë në kontakt me ta, nuk e dijmë se çfarë gjuhe ata flasin (nëse flasin) dhe nëse është e ngjashme me gjuhën njerëzore sa e kuptueshme mund të jetë? Këto pyetje ishin temë e një tryeze dialogu mes gjuhëtarëve dhe shkencëtarëve që morën pjesë në një seminar në Los Angeles me temë “Gjuha e Botës”.
Zbulohet vrimë e zezë me masën e 200 miliardë diejve. Shkëlqen më shumë se një galaktikë
Shkencëtarët nga Australian National University kanë zbuluar një vrimë të zezë që rritet në mënyrë të jashtëzakonshme. Ajo e rrit masën e vet me atë të një dielli si ai i sistemit tonë, për çdo dy ditë. Ajo ndodhet shumë larg, 12 miliardë vjet dritë larg, ndërkohë që vetë mosha e universit mbahet të jetë 13.5 miliardë vjet dritë dhe ka arritur në masën e 200 miliardë diejve.
“Kjo vrimë e zezë po rritet kaq shpejt saqë shkëlqen shumë më tepër se një galaktikë”, citohet dr. Christian Wolf që është pjesë e kërkimit.
Rritje misterioze e substancës që shkatërron shtresën e ozonit
Rritje të papritur të niveleve kimike të një substance që është shumë e dëmshme për shtresën e ozonit kanë zbuluar shkencëtarët në atmosferën e Tokës.
Bëhet fjalë klorfluorokarbon (CFC-11), i cili u ndalua nga Protokolli i Montrealit në vitin 1987, duke bërë që niveli i saj të ulet gradualisht në vitin 2012, por që atëherë substanca ka shfaqur përsëri rritje të pranisë së saj në atmosferë.
Tru laboratorik me ADN e Neandertalit
Shkencëtarët në Gjermani synojnë të fusin material gjenetik nga Neandertalët në inde laboratorike të trurit të njeriut. Kjo do të jetë hera e parë që bëhet një eksperiment i tillë me ADN-në e Neandertalit, me qëllimin e vetëm për të studiuar se si gjenet e "paraardhësit" tonë përshtaten te njeriu modern i Homo Sapiens.
Mini-truri (organoid) me madhësinë e një thjerrëze do të ushqehet nga qelizat burimore të njeriut pa qenë në gjendje për mendime apo ndjenja, por ai do të ketë strukturën themelore të trurit të njeriut.
Hepatiti B, virusi më i vjetër që ka infektuar njeriun para 4500 vjetësh
Analizat e materialit gjenetik të qindra njerëzve që jetonin në Euroazi nga 200 deri 7000 vjet më parë zbuloi se shumë prej tyre tashmë, prej të paktën 4.500 vjetësh kishin qenë të infektuar me virusin e hepatitit B (HPB). Ai është virusi më i vjetër i gjetur deri më tani.
Filipine/Zbulohet prania e hominidëve 709 mijë vjet më parë
Historia e njeriut modern duket se nuk është shkruar ende ashtu siç ka qenë në realitet. Zbulimet e njëpasnjëshme të bëra në vitet e fundit hedhin dritë për fillime shumë më komplekse nga sa është besuar deri më tani. Dhe një nga këto dilemma përbën datimi.
Një zbulim i fundit në Filipine e vendos praninë e njeriut, apo të hominidiëve që jo domosdoshmërisht janë Homo Sapiens, në hapësirën mes 631 mijë - 777 mijë vjet më parë me vlerësimin më optimal në 709 mijë vjet. Kjo kohë është përpara kohës kur mendohet se ëstë shfaqur specia jonë.
Shkencëtarët britanikë mendojnë se teoria e Multiversit duhet konsideruar si model i ri shpjegimi
Shkencëtarët britanikë mendojnë se ideja e multiversit, apo ndërveprimit të disa universeve mund të konsiderohet si mundësi shpjegimi për atë që njihet si Zona e Ftohtë.
Fushatë kundër mungesës së besimit te vaksinimi
Në mbledhjen e Parlamentit Evropian pak ditë më parë deputetët miratuan një rezolutë duke shprehur shqetësimin në lidhje me normat e pamjaftueshme të mbulimit të vaksinimit në Evropë dhe pasojat e për shëndetin publik, nisur nga rastet e trefishuara të fruthit në Bashkimin Evropian vitin e fundit.