Zbulohet vrimë e zezë me masën e 200 miliardë diejve. Shkëlqen më shumë se një galaktikë
Shkencëtarët nga Australian National University kanë zbuluar një vrimë të zezë që rritet në mënyrë të jashtëzakonshme. Ajo e rrit masën e vet me atë të një dielli si ai i sistemit tonë, për çdo dy ditë. Ajo ndodhet shumë larg, 12 miliardë vjet dritë larg, ndërkohë që vetë mosha e universit mbahet të jetë 13.5 miliardë vjet dritë dhe ka arritur në masën e 200 miliardë diejve.
“Kjo vrimë e zezë po rritet kaq shpejt saqë shkëlqen shumë më tepër se një galaktikë”, citohet dr. Christian Wolf që është pjesë e kërkimit.
Sipas tij nëse kjo vrimë e zezë do të ndodhej në mes të galaktikës sonë do të shkëlqente 10 herë më shumë sesa Hëna. Nga vrima e zezë emetohen rreze ultraviolet dhe rreze X dhe për pasojë jeta në Tokë do të ishte e pamundur.
Objekti është krijuar në kohët e para të krijimit të universit pas Big Bang dhe shkencëtarët nuk janë në gjendje të sqarojnë se çfarë e ka provokuar atë dhe sidomos masën e jashëzakonshme të saj.
Add new comment